Te porta e Xhennetit

Titulli: Te porta e Xhennetit
Autor: Mustafa Husni
Përkthyes: Elmaz Fida
Lektor: Agim Abazi
Korrektor: Ammar Jusufi
Faqosja: Furkan Ism
Numri i faqeve: 174
Formati: A5
Shtypi: Print Ism – Shkup
Botues: Shtëpia Botuese Furkan ISM – Shkup

All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë: “Thuaj: “A t’ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.” (Ali Imran: 15)
Përgjithmonë në Xhennet! Posedues i gjithçkaje që dëshiron; jetë pa brenga, hidhërime, shqetësime… në shoqëri me Pejgamberët e All-llahut, pranë më të Dashurit prej tyre, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], afër sahabëve, shehidëve dhe njerëzve të mirë…

E kush nga ne nuk e dëshiron një gjë të tillë!?

Cili nga besimtarët nuk ia ka bërë qëllim vetes jetën e përhershme dhe kënaqësitë e Xhennetit? Kush nuk ka dëshirë që një Ditë ta shohë veten para Portës së Xhennetit, duke bërë hapin e parë të futjes në të?  Gjithsesi, kjo është dëshira më e madhe e secilit prej nesh.
Por, për të mos mbetur e tërë kjo vetëm një dëshirë e kotë, dhe larg qoftë, që mos të humbasim kënaqësitë e Xhennetit, nevojitet që punët në dunja t’i kemi në përputhje me urdhrat që ka caktuar All-llahu i Madhërishëm. Jeta jonë duhet të jetë larg cytjeve dhe hileve të shejtanit, sepse ai, i dëbuar nga mëshira e Zotit, përpiqet me çdo kusht që të bëjë për vete sa më shumë njerëz. Diçka të tillë e përshkruan vetë All-llahu Fuqiplotë në Kur’anin Famëlartë, ku thotë: “(Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t’ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largoj nga rruga e drejtë!” (El-Hixhr: 39)
Ty o vëlla dhe oj motër, të mbetet të zgjedhësh se cilën rrugë do t’ia caktosh vetes, atë të Zotit dhe respektimit të urdhrave e ndalesave të Tij, me çka do të fitosh Xhennetin, Insha’Allah, apo atë të shejtanit të mallkuar dhe cytjeve të tij, me çka i ke hapur vetes rrugën për Xhehennem, All-llahu na ruajt.
Libri “Porta e Xhennetit” paraqet një thirrje për të ndjekur rrugën e cila siguron lumturinë e përhershme, duke sqaruar më hollësisht punët dhe veprat e mira të cilat mundësojnë një gjë të tillë, si dhe ato të ligat që, mozomakeq, mund të bëhen barrierë drejt këtij qëllimi.
Pyetja të cilën secili prej nesh duhet t’ia parashtrojë çdo ditë vetes, është: Vallë, si do të arrijë shpirti im deri te Porta e Xhennetit?

CHF8.90

25 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Banorët e shpellës
Nuk ka stok

Banorët e shpellës

CHF9.90
Mëkatet e mëdha ndërmjet bashkëshortëve

Mëkatet e mëdha ndërmjet bashkëshortëve

CHF5.90
Muhamedi alejhis-selam në familje dhe realiteti ynë bashkëkohor

Muhamedi alejhis-selam në familje dhe realiteti ynë bashkëkohor

CHF9.00
Përralla për fëmijë 4 vjeç
Nuk ka stok

Përralla për fëmijë 4 vjeç

CHF9.90
Kuran me kuti druri me sexhade, tespih, miswak

Kuran me kuti druri me sexhade, tespih, miswak

CHF44.90
Kuran Arabisht me QR code - ngjyra të ndryshme
Nuk ka stok

Kuran Arabisht me QR code – ngjyra të ndryshme

CHF30.00
Ti kthehemi Krijuesit

Ti kthehemi Krijuesit

CHF12.90
Tefsiri i Ibn Kethirit, pjesa e dytë

Tefsiri i Ibn Kethirit, pjesa e dytë

CHF39.90
Udhëtim drejt lumturisë

Udhëtim drejt lumturisë

CHF22.00
Perralla magjike Shqiptare - Miresia
Nuk ka stok

Perralla magjike Shqiptare – Miresia

CHF6.90
Ekonomia dhe Bankimi Islam, koncepte themelore
Nuk ka stok

Ekonomia dhe Bankimi Islam, koncepte themelore

CHF19.90
Fjalët elegante
Nuk ka stok

Fjalët elegante

CHF6.90