Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Islam Libra Islame

Metodat e edukimit Profetik

CHF5.90

Në ajetin e Kuranit thuhet: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur…” (Nahl, 125). Prej gojës së besimtarit duhet të rrjedhë gjithmonë mëshirë. Tek asnjëri prej pejgamberëve të Zotit nuk gjendet një fjalor i vrazhdë në bisedë me njerëzit. Ata në misionin e tyre hyjnor, gjithmonë e kanë paraqitur fenë me shprehjet më të bukura dhe kanë qetësuar zemrat.

  • Po shitet shpejtë! 4 persona e kanë shtuar në shportë
  • 4 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Metodat e edukimit Profetik
Titulli i origjinalit: O’nun (S.A.V.) Eğitim Lisanı
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Luan Afmataj
Redaktor: Zija Vukaj, Alban Kali
Design: Bledar Xama
Botues: Progresi Botime

Në ajetin e Kuranit thuhet: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur…” (Nahl, 125). Prej gojës së besimtarit duhet të rrjedhë gjithmonë mëshirë. Tek asnjëri prej pejgamberëve të Zotit nuk gjendet një fjalor i vrazhdë në bisedë me njerëzit. Ata në misionin e tyre hyjnor, gjithmonë e kanë paraqitur fenë me shprehjet më të bukura dhe kanë qetësuar zemrat.

Allahu i Lartësuar i dhuroi Pejgamberit të fundit, Muhamedit a.s. “kelimetullah” fjalën e Tij, si mrekullinë më të madhe.
Kurani Famëlartë, me gjuhën e tij të pastër e poetike, i ka sfiduar të gjithë shkrimtarët dhe poetët, madje do të vazhdojë t’i sfidojë ata deri në Ditën e Kiametit. Edhe poetët më të zotë kanë mbetur të pafuqishëm përballë kësaj Fjale Hyjnore.

Allahu, për ta përforcuar rrugëtimin e Pejgamberit, i ka dhuruar edhe një cilësi të quajtur “Xheva miul-kelim”, që do të thotë, aftësia për të shprehur shumë kuptime me pak fjalë. Profeti, i edukoi shokët e tij me fjalën e Zotit, me bisedat e mbushura me mirësi, begati si dhe me gjuhën e tij të ëmbël. Sepse feja mësohet me fjalë; me fjalë bëhet tërheqëse; fjala bëhet motivuesja e një zemre të gjallë.

Zoti i Lartmadhëruar dëshiron nga ne një gjuhë kuranore. Shembulli më i bukur dhe më i qartë i kësaj gjuhe është ajo e Pejgamberit a.s., e shprehur për ymetin e tij. Është ajo gjuhë e shpalosur në atë që quhet ilaçi i jetës, në hadithet e tij. Fjala e tij është fjala më e bukur, më e butë dhe më e dashur, që përcjell qetësi në brendësi të zemrave.

Ky libër i vogël në dorën tuaj, është shkruar si përmbledhje e mrekullueshme e cilësive morale dhe edukuese që fjala apo gjuha e tij zotëronte.
Nuk duhet harruar se është detyrë e secilit nga ne që të përvetësojë, të zbatojë gjuhën edukuese të Pejgamberit dhe metodat praktike që ai ndiqte.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.