Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Islam Libra Islame

Kënaqu me jetën tënde

CHF24.90

“Kënaqu me Jetën Tënde’ është një përmbledhje e përvojës jetësore të autorit. Ai kaloi kohë të gjatë duke e shkruar këtë libër. S’ka dyshim se ai e shkroi librin nga thellësitë e zemrës dhe njeriu duhet ta lexoj atë për ta kuptuar dhe për ta çmuar bukurinë e tij.

  • Po shitet shpejtë! 3 persona e kanë shtuar në shportë
  • 9 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Kënaqu me jetën tënde
Titulli i origjinalit: “Enjoj Your Life”
Autori: Muhammed Abdurrahman el- Arifi
Përktheu: Driton Maxhuni
Redaktoi dhe krahasoi me tekstin arabisht: Behxhet Behrami
Recensoi: Valbone Bytyqi
Formati: A5
Faqe: 511
Kopertina të buta
Boton: SH.B. Fjala e Bukur, Fondacioni Humanitar Fondakos

“Kënaqu me Jetën Tënde’ është një përmbledhje e përvojës jetësore të autorit. Ai kaloi kohë të gjatë duke e shkruar këtë libër. S’ka dyshim se ai e shkroi librin nga thellësitë e zemrës dhe njeriu duhet ta lexoj atë për ta kuptuar dhe për ta çmuar bukurinë e tij.

Ky libër u botua në gjuhën arabe, në gusht 2007 dhe brenda një viti u shitën 100.000 kopje të tij. Ajo që e bën librin interesant dhe të dalluar është fakti se libri i trajton problemet shoqërore në dritën e jetës profetike. Libri është i pasuruar me shembuj nga sira (biografia e të Dërguarit a.s.), historia islame dhe përvoja e autorit. Ne mund ta bëjmë jetën më të kënaqshme dhe më të qetë duke e lexuar këtë libër dhe duke e praktikuar atë. Ky libër është ilaç për dëshpërimin dhe përfshinë shumë këshilla si t’i zvogëlojmë brengat dhe streset.

Ky është një koleksion i bukur i incidenteve nga jeta e të Dërguarit a.s., i tregimeve nga trashëgimia jonë islame dhe i anekdotave mbresëlënëse nga jeta e autorit. Qëllimi i këtij libri është trajnimi i lexuesit për t’u kënaqur me jetën e tij përmes praktikimit të shkathtësive të ndryshme interpersonale dhe shkathtësive për përmirësimin e vetes.

Ajo që është sfiduese dhe inspiruese lidhur me këtë libër është se me qëllim të theksimit të dobisë së përdorimit të shkathtësive shoqërore, autori sjellë shembuj nga jeta e të Dërguarit a.s. dhe nga jeta e shokëve të tij. Ky libër është best-seller dhe ka të botuar qindra mijëra kopje, derisa tani është duke u përkthyer dhe botuar në disa gjuhë të botës.

Ky libër është udhëzues praktik për vetpërmirësim dhe thesar i çmueshëm i incidenteve historike. Ai të shton diturinë, derisa në të njëjtën kohë e ushqen shpirtin dhe e forcon atë. Autori i librit është figurë e shquar në fushën e thirrjes islame dhe ka shkruar më tepër se njëzet vepra.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.