Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Libra Islam

Islami në qendër të vëmendjes

CHF23.90

Një përmbledhje e tribunave dhe debateve të Dr. Zakir Naik vjen edhe në shqip në librin e quajtur “Islami në qendër të vëmendjes”- transkriptë e tribunave dhe debateve.

Nuk ka stok

Përshkrimi

Autor:Dr.Zakir Naik

Shtëpia botuese:Dëshmia

Përktheu:Agim Avdiu

Numri i faqeve:270 faqe

Madhështia e këtij libri konsiston në trajtimin e temave të cilat kohëve të fundit kanë shtuar kërshërinë e njerëzve në të gjitha anët e botës. Sidomos me zhvillimet globale të fundshekullit XX e veçanërisht në fillim të shekullit XXI që lidhin Islamin dhe muslimanët, dalin në pah edhe shumë keqkuptime, dilema e paragjykime në këtë drejtim. Libri mbulon temat  më të rëndësishme që janë të imponuara mbi të gjithë muslimanët, studentët muslimanë dhe sidmos mbi predikuesit: pyetjeve provokuese rreth “lidhjes” midis Islamit dhe terrorizmit, “gabimeve” në Kuran, nëpërmjet sulmit mbi parimet e etikës islame dhe politikës, tema që lidhen me namazin, vëllazërinë universale, të drejtat e grave, a është terrorizmi monopol musliman, Kur’ani dhe Bibla në dritën e provave shkencore, pse Islami është një fe në rritje më të shpejtë etj. Libri përfshin disa tema bazë duke u plotësuar me pyetje dhe përgjigje në lidhje me temat.

 

 

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.