Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Libra Islam › Libra Islame

Hoxhë Kadri Prishtina mendimtar Islam

CHF5.90

Ky libër paraqet një aspekt të pandriçuar sa duhet deri më tash të veprimtarisë së Hoxhë Kadri Prishtinës, patriot, diplomat, jurist, politikan e publicist më të spikatur të çerekut të parë të shekullit njëzet. Ai, së bashku me patriotët e tjerë shqiptarë të asaj kohe, tërë jetën ia kushtoi çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare.

  • Po shitet shpejtë! 3 persona e kanë shtuar në shportë
  • 5 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Hoxhë Kadri Prishtina mendimtar Islam
Autor: Qemajl Morina
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës – Prishtinë
Boton: Shtëpia botuese Dituria Islame
Për botuesin: Dr. Rexhep Boja
Recensent: Dr. Feti Mehdiu
Redaktor gjuhësor: Isa Bajçinca
Redaktor teknik: Nuhi Simnica
Përpunimi kompjuterik: Shuli

Ky libër paraqet një aspekt të pandriçuar sa duhet deri më tash të veprimtarisë së Hoxhë Kadri Prishtinës, patriot, diplomat, jurist, politikan e publicist më të spikatur të çerekut të parë të shekullit njëzet. Ai, së bashku me patriotët e tjerë shqiptarë të asaj kohe, tërë jetën ia kushtoi çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare.

Për këtë qëllim themeloi Komitetin e njohur “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më 7 nëntor 1918 në Shkodër. Kryetari këtij Komiteti, synim kryesori të cilit ishte çlirimi i Kosovës dhe ribashkimi i saj me Shqipërinë, qe Hoxhë Kadri Prishtina.

Populli, për veprimtarinë e tij patriotike, e çmonte shumë, andaj edhe i “fali” mbiemrin meritor të vendlindjes Prishtina.

Për veprimtarinë patriotike të Hoxhë Kadriut është shkruar në “Historinë e Shqipërisë” dhe në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”. Janë organizuar sesione shkencore dhe janë botuar mjaft artikuj në shtypin tonë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë a në diasporë. Vite më parë në Prishtinë u botua monografia e Eqber Skëndit me titull: “Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina)”.

Në të gjitha shkrimet e përmendura për shkak të ndikimit të ideologjisë moniste në veprimtarinë shkencore dhe kulturore, kjo figurë aq e respektuar dhe e merituar, është zhveshur tërësisht nga ndjenjat e tij islame. Këto ndjenja ai më së miri i kishte shprehur në revistën e tij mujore “Udha e s’Vërtetës”, të cilën e botoi në Shkodër, gjatë vitit 1923. Pikërisht kjo do të jetë objekt i këtij studimi, në shenjë përkujtimi të Hoxhë Kadri Prishtinës.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.