Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Falas

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF0.00

Na gëzon fakti që t’iu paraqesim në këtë broshurë disa prej fshehtësive dhe dobive të “Farës së Zezë” , të cilën në vijim do ta emërtojmë si Farëzeza, e cila padyshim është një ndër mrekullitë e Muhamedit (paqja dbe mëshira e Allabut qoftë mbi të) në sferën e mjekësisë, krahas mrekullive të tjera. I Derguari i Zotit qysh para 14 shekujve na lajmëroi se në Farëzezën ka shërim nga çdo sëmundje. Mjekësia bashkëkohore si dhe ajo alternative, edhepse shpesh kanë metoda dhe qasje kundërthënëse, gjithashtu ka raste që e plotësojnë njëratjetrën. Një shembull tipik të tillë e kemi edhe kur flasim për bimën e quajtur Farëzeza. Kjo bimë madhështore është përdorur gjithandej globit; në kuzhinë kryesisht si erëz (mëlmesë), ndërsa në mjekësi si ilaç në shumë reçeta.

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Libri: 30 reçetat shëruese të farëzezës
Botoi: Gami store

Na gëzon fakti që t’iu paraqesim në këtë broshurë disa prej fshehtësive dhe dobive të “Farës së Zezë” , të cilën në vijim do ta emërtojmë si Farëzeza, e cila padyshim është një ndër mrekullitë e Muhamedit (paqja dbe mëshira e Allabut qoftë mbi të) në sferën e mjekësisë, krahas mrekullive të tjera. I Derguari i Zotit qysh para 14 shekujve na lajmëroi se në Farëzezën ka shërim nga çdo sëmundje. Mjekësia bashkëkohore si dhe ajo alternative, edhepse shpesh kanë metoda dhe qasje kundërthënëse, gjithashtu ka raste që e plotësojnë njëratjetrën. Një shembull tipik të tillë e kemi edhe kur flasim për bimën e quajtur Farëzeza. Kjo bimë madhështore është përdorur gjithandej globit; në kuzhinë kryesisht si erëz (mëlmesë), ndërsa në mjekësi si ilaç në shumë reçeta.

Për këtë arsye synoj që më këtë broshure t’i rifreskoj ato njohuri dhe të inkurajoj njerëzit që ta përdorin Farëzezën në jetën e përditshme. Disa reçeta janë të thjeshta dhe të tillat ne të gjithë mund t’i përgatisim vetë. Mirëpo, kur është fjala për sëmundje më serioze si dhe reçeta më të ndërlikuara, megjithatë është e nevojshme të pyetën të diturit, sepse diku përmes hixhamës do të arrihet shumë më shumë efekt se sa shërimi me Farëzezë, ndërsa diku prap se prap do të jetë e nevojshme këshilla e mjekut dhe trajtimi i tij. Ajo që është shumë e rendësishme te përdorimi i çdo ilaçi është padyshim disiplina. Pra, nuk kemi të drejte ta zvogëlojmë apo ta rrisim dozën, të jemi të parregullt në terapi, ti modifikojmë përbërësit dhe mandej ta nënvleresojmë ilaçin. Duke dashur që ketë broshurë të mos e ngarkoj për së tepërmi, qëllimisht i jam shmangur të shkruaj shumë për temat e rëndësishme rreth sherimit. Në vend të kësaj unë do të them:

Ne e kemi për obligim ta zbatojmë atë, të cilen Allahu i lartësuar na e ka urdhëruar.
Ta marrim atë, që na e ka lejuar dhe t’i shmangemi asaj, që na e ka ndaluar.
Ta ushqejmë vetën dhe familjen tonë me hallall, që shpirtin ta sherojmë me Kuran.
Ndërsa trupin me atë, që na ka mësuar i Dërguari i Allahut, Muhamed.
Dhe fuqishem të mbështetemi në Allahun, duke logaritur kthimin tek Ai.

Botuesi.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.