Hinterlandi i kuq

Libri: Hinterlandi i kuq
Autor: Mustafa Nano
Botoi: UET Press
Faqe: 304
ISBN: 9789928302278

Në këtë libër autobiografik, analisti dhe gazetari Mustafa Nano rrëfen për jetën në qytetin tij, në “çorovodën pa histori”, pas një distance kohore 20-vjeçare nga rënia e diktaturës. Ai përshkruan me detaje këtë provincë të Shqipërisë, e ngjashme me çdo qytet tjetër si ai. “Ky qytet është një entitet urban që mban gjithë ditën e ditës vulën e makthit bolshevik”, shkruan Nano, ndërsa përshkruan detaje, ndodhi të jetuara, personale e deri diku të ngjashme me të çdo shqiptari tjetër që përjetoi regjimin komunist.

Gjen aty emocionet e blerjes së një televizori, një palë këpucëve, bisedat me moshatarët për të vijuar deri edhe në detaje më intime, siç janë pritjet e gjata për të parë vajzën që i pëlqente. “Hinterlandi i kuq” është një kthim në kohë, një kujtesë e ditëve të jetuara në varfërinë e një qyteti provincial, ku të gjithë jetonin në të njëjtin apartament të ngjashëm, të mobiluar njësoj, ku shihej vetëm një stacion televiziv, ku në bibliotekat e librave mbizotëronin veprat e diktatorit Hoxha dhe ku menyja e tavolinës ishte thuajse e njëjtë…

I shkruar me një gjuhë të kthjellët, e të rrjedhshme, libri vjen i vërtetë në të gjitha përshkrimet e Nanos, sepse atij nuk i pëlqen që të ketë “skelete në dollap”, ndaj dhe nuk druhet që të tregojë se ç’ndodhte në familjen e tij, ku e ëma ishte komuniste dhe ku i riu bënte të pamundurën për t’i dhënë pak ngjyra qytetit gri ku u rrit.

Fragment nga libri

Ai qytet ishte një xhep urban, ku drita e lëvizjes, e jetës, e modernitetit, e qytetërimit mbërrinte gati e mekur. Ai qytet, madje, e gjithë ajo zonë, mund të valorizohej vec nga një shtet diktatorial, i cili e kishte fare të kollajtë- dhe të domosdoshme, duhet thënë- të vitalizonte në mënyrën e vet dhe hinterland-in më të largët.

Me këtë prishej, ndoshta një ekuilibër fiziologjik midis resurseve të shfrytëzueshme të natyrës e numrit të njerëzve që e njëjta natyrë mund të ushqente pa i tendosur shumë pejzat e veta, por e vërteta është që ata njerëz, për gati pesëdhjetë vjet më radhë e për herë të parë në historinë e tyre (për herë të fundit, gjithashtu), panë tu plotësohej një rekuizitë socio-kulturore gjysme modern.

Ou? Si kështu? Po varfërinë dhe shtypjen pse i harrove? Jo, jo, s’i harrova hic, por puna është që termin modern e shtie në punë me një asnjëanësi të plotë doktrinore e, në këtë kuptim, s’e kam hiç të zorshëm të them se edhe varfëria, edhe shtypja, sado krupë të na japin, janë modern që ç’ke me të. Përveç kësaj, diktatura, duke nxitur e garantuar një rritje graduale të qytetit, kishte krijuar bindjen te njerëzit, se ashtu si të gjitha entitetet urbane të Shqipërisë, të ngritura mbi bazën e logjikës komuniste të dominimit ideologjik, burokratik e militar të terrorit, edhe qyteti i tyre do të ishte një ofertë gjithnjë e më e mirë në terma urbanë, demografikë e socio-kulturorë.

Koment nga autori

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten.

CHF14.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Vie du Prophéte Muhammad

La Vie du Prophéte Muhammad

CHF19.90
La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français
Le Saint Coran Traduction Originale Notes de Muhammad Hamidullah en Francais

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
Le Prophete de I'Islam, Muhammad dit...

Le Prophete de I’Islam, Muhammad dit…

CHF14.90
Ma Pratique

Ma Pratique

CHF12.90
Pourquoi je crois?

Pourquoi je crois?

CHF14.90
Faq sur l'Islam

Faq sur l’Islam

CHF14.90
Cequi me traverse l'esprit

Cequi me traverse l’esprit

CHF9.90
Ma Famille

Ma Famille

CHF14.90
Porquoi suis-je devenu Musluman - Histoires de conversions

Porquoi suis-je devenu Musluman – Histoires de conversions

CHF9.90
Ma Foi

Ma Foi

CHF13.90
L'Enfant a Travers Les Hadiths

L’Enfant a Travers Les Hadiths

CHF9.90
Un voyage sacre le Pelerinage

Un voyage sacre le Pelerinage

CHF9.90