Kutia e Agatha Christie-t

Libri: Kutia e Agatha Christie-t
Autore: Mira Meksi
Botoi: Onufri
Faqe: 192
ISBN: 9789928313980

Një dashuri e jashtëzakonshme feks në sfondin e errët të ngjarjeve politike në Shqipërinë e viteve 1923-27.

Mid’hat bej Frashëri, një nga politikanët dhe atdhetarët më aktivë dhe më të spikatur të kohës përjeton një pasion të fuqishëm dashurie për pinjollen e familjes fisnike britanike Herbert, Ninetën leshrakuqe. Magjia e kësaj dashurie rritet në Athinë, në Stamboll, në hotelin e famshëm Pera Palace, në Ekspresin e Orientit…

Lojëra politike, interesa shoviniste, intriga agjenturore dhe tradhti të gjakta kërcënojnë jetën e të dashu- ruarve.

Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926. Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe “Vrasje në Ekspresin e Orientit”, gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve.

Nisur nga fakte të vërteta historike, Mira Meksi ka ndërtuar një histori mahnitëse dashurie të pavdirshme, brenda një thrilleri politik me suspens të fortë policor dhe me një tension të madh rrëfimtar.

Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.

CHF16.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Përralla - Vëllezërit Grim
Nuk ka stok

Përralla – Vëllezërit Grim

CHF5.90
Gjuha Shqipe 3/2012

Gjuha Shqipe 3/2012

CHF14.90
Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji 36/2006

Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji 36/2006

CHF19.90
Shpifjet ndaj të vërtetave Islame
Nuk ka stok

Shpifjet ndaj të vërtetave Islame

CHF8.00
Rrëfimet - jeta si kirurg i trurit

Rrëfimet – jeta si kirurg i trurit

CHF26.90
Etruskët e mistershëm

Etruskët e mistershëm

CHF14.90
Çështja e kulturës

Çështja e kulturës

CHF7.90
Borëbardha
Nuk ka stok

Borëbardha

CHF5.90
Alkooli dhe marihuana - drejt kokainës, heroinës e prostitucionit

Alkooli dhe marihuana – drejt kokainës, heroinës e prostitucionit

CHF10.00
Zero te një, shënime për biznese fillestare ose si të ndërtohet e ardhmja
Nuk ka stok

Zero te një, shënime për biznese fillestare ose si të ndërtohet e ardhmja

CHF24.90
Sirena e vogël - Përralla magjepsëse

Sirena e vogël – Përralla magjepsëse

CHF6.90
Magjistari i Ozit

Magjistari i Ozit

CHF4.90