Mbase duhet të flasësh me dikë

Titulli: Mbase duhet të flasësh me dikë
Origjinali: Maybe You Should Talk to Someone
Autori: Lori Gottlieb
Shqipëroi: Olsa Sejdini
Shtëpia botuese: Pema
Fq. 465
Pesha: 0.780 kg
ISBN: 9789951846295

Një libër i ri befasues, zbavitës, që të fut në mendime dhe na çon në prapaskenat e botës së një terapisteje aty ku pacientët e saj kërkojnë përgjigje (dhe po kështu edhe ajo vetë).

Një ditë, Lori Gotlib është një terapiste e cila ndihmon pacientët e saj në klinikën e saj në Los Anxheles. Ditën tjetër, një krizë bën që bota e saj të shembet. Hyn Uendelli, terapisti i çuditshëm, por me përvojë, në zyrën e të cilit ajo zbarkon papritur. Me kokën e tij me flokë të rëna, kardiganin dhe pantallonat e tij të dokut, ai duket sikur ka dalë drejt e nga Terapisti Tipik. E megjithatë, siç do të dalë më vonë, ai vetëm i tillë nuk është.

Teksa Gotlib eksploron ambientet e brendshme të jetës së pacientëve të saj një producent Hollivudi i përqendruar te vetja; një e sapomartuar e re e diagnostikuar me një sëmundje vdekjeprurëse; një qytetare e moshuar, e cila kërcënon që t’i japë fund jetës në ditëlindjen e saj nëse asgjë nuk përmirësohet; dhe një njëzetecavjeçare, e cila nuk ndalon dot së lidhuri me meshkujt e gabuar ajo zbulon se pyetjet që i mundojnë ata janë pikërisht ato të cilat ajo po ia çon tashmë Uendellit.

Me një urtësi dhe humor befasues, Gotlib-i na fton në botën e saj si mjeke dhe si paciente, duke ekzaminuar të vërtetat dhe trillimet që ne i themi vetes dhe të tjerëve teksa lëkundemi mbi litarin e hollë ndërmjet dashurisë dhe dëshirës, kuptimit dhe vdekshmërisë, fajit dhe shpagimit, terrorit dhe kurajës, shpresës dhe ndryshimit.
Mbase duhet të flasësh me dikë është një libër revolucionar në çiltërsinë e tij, duke ofruar një udhëtim thellësisht personal, por edhe universal, në zemrat dhe mendjet tona dhe duke na dhënë dhuratën më të rrallë: një portret që zbulon me guxim atë që nënkupton të qenët njeri dhe një rrëfim ndriçues, çarmatosës dhe argëtues të jetëve tona misterioze dhe aftësisë sonë për t’i ndryshuar ato.

CHF24.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kronike kohe 34 - Përhime...perceptime...botëkuptime, Për personalitete...libra...debate

Kronike kohe 34 – Përhime…perceptime…botëkuptime, Për personalitete…libra…debate

CHF24.90
Margaritarë të urtësisë

Margaritarë të urtësisë

CHF3.90
Kronikë kohe 19 - Nacionalizmi i sulmuar

Kronikë kohe 19 – Nacionalizmi i sulmuar

CHF24.90
Veli dhe kuptimi

Veli dhe kuptimi

CHF6.90
Çështja e kulturës

Çështja e kulturës

CHF7.90
Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji 33-34 2003/2004

Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji 33-34 2003/2004

CHF19.90
Akti krijues – një mënyrë e të qenit

Akti krijues – një mënyrë e të qenit

CHF24.90
Biznesi i Shekullit 21

Biznesi i Shekullit 21

CHF19.90
Krem i Gështenjës së Egër për hemoroide dhe vena të zgjeruara
Nuk ka stok

Krem i Gështenjës së Egër për hemoroide dhe vena të zgjeruara

CHF19.90
Kronikë kohe 32 - Vendi i fesë në rendin politik, Përballjet me Islamofobinë

Kronikë kohe 32 – Vendi i fesë në rendin politik, Përballjet me Islamofobinë

CHF24.90
Kërkime në metafizikën e artit

Kërkime në metafizikën e artit

CHF9.90
Ligji i suksesit në 16 mësime

Ligji i suksesit në 16 mësime

CHF29.90