Legjislacioni bazik antisemitik në mbretërinë e bullgarisë

Libri: Legjislacioni bazik antisemitik në mbretërinë e bullgarisë
Hartues: Skender Asani, Nora Maliqi – Zylali, Vllado Popovski
Recensent: Rahel Levi – Drumer, Igor Jurov, Ylber Sela, Maja Susha
Botoi: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup
ISBN: 9786084897187

Materia e këtij libri, ashtu siç e kanë ideuar dhe konceptuar autorët Dr.Vllado Popovski, Dr. Skender Asani dhe Dr. Nora Maliqi, nxjerr në dritë zbërthimin e doktrinës shtetërore bullgare, me proviniencë fashiste, ndaj çështjes hebreje. Libri ka peshën e padiskutueshme të dëshmisë historike-shkencore, përmes dokumenteve autentike, mbi një politikë të planifikuar dhe mirë të organizuar naziste kundër popullatës hebreje brenda territorit që kontrollohej nga administrata fashiste bullgare, përfshi edhe një pjesë të Maqedonisë së sotme.

“Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, që tani vjen edhe në gjuhën shqipe, është vepër e parë e këtij karakteri në rajonin tonë. Përpos rëndësisë eksplicite studimore nga fusha e legjislacionit, kjo vepër nxjerr në pah edhe një rëndësi tjetër që lidhet me objektivat e ITSHKSH-së në zhvillimin e mëtejmë të Departamentit për Studimin dhe Edukimin e Holokaustit”, vlerëson drejtori i ITSHKSH, Dr. Skënder Asani.

Duke folur për rëndësinë e këtij libri, që tash e tutje do të komunikojë edhe me opinionin publik shqiptar, Dr. Skender Asani vuri në dukje se libri në fjalë ,i pajisur me dokumente dhe burime të vlefshme arkivore, sjell për herë të parë tek lexuesi i këtushëm arkitekturën e një sistemi antisemitist, siç ishte Mbretëria Bullgare, e cila duke qenë besnike e verbër e politikës hitleriane, kishte ngritur në nivel legjislacioni gjithë infrastrukturën ligjore për zgjidhjen përfundimtare të çështjes herreje.

Dalja në dritë e versionit shqip të librit “Legjislacioni bazik antisemitik në Mbretërinë e Bullgarisë”, përkon edhe me një ngjarje mjaft të rëndësishme që u organizua të mërkurën në Tiranë. Shqipëria ishte mikpritëse e FORUMIT BALLKANIK KUNDËR ANTISEMITIZMIT, ku ishte i ftuar, përpos Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili foli mbi fushëveprimin e ITSHKSH në problematikën e Holokastit.

“Departamenti i Edukimit dhe Hulumtimit të Holokaustit, në kuadër të ITSHKSH, është në fakt i pari i këtij lloji në shtet dhe në rajon, që për ne paraqet krenari dhe kënaqësi. Krahas trajnimeve për arsimtarë dhe edukatorë në bashkëpunim me Jad Vashem nga Izraeli, Departamenti e përpilon edhe Strategjinë për edukimin mbi holokaustin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me kontributin e ekspertëve, edukatorëve dhe institucione botërore me renome të cilat e trajtojnë këtë tematikë”, nënvizoi Talat Xhaferi, kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, në debatin e organizuar on line në kuadër të FORUMIT BALLKANIK KUNDËR ANTISEMITIZMIT.

Libri “Legjislacioni bazik antisemitik në Mbretërinë e Bullgarisë”, duke qenë pjesë e Strategjisë për edukimin mbi holokaustin, e bën Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup një adresë mjaft kredibile të trajtimit të temave me peshë, jo vetëm të karakterit të ngushtë nacional, por edhe ato me përmasa globale.

CHF24.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Halifët e drejtë Allahu qoftë i kënaqur me ta
Nuk ka stok

Halifët e drejtë Allahu qoftë i kënaqur me ta

CHF8.00
Trëndafilishtja Erëmirë

Trëndafilishtja Erëmirë

CHF6.90
Ilaçi i shpirtit

Ilaçi i shpirtit

CHF19.90
Unë rritem hap pas hapi

Unë rritem hap pas hapi

CHF7.90
Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike 26-1996

Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 26-1996

CHF19.90
Mendime të arta
Nuk ka stok

Mendime të arta

CHF8.50
Albanologji 2/2011

Albanologji 2/2011

CHF24.90
Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë (1878-1912)
Nuk ka stok

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë (1878-1912)

CHF24.90
Lidhjet letrare shqiptare-arabe

Lidhjet letrare shqiptare-arabe

CHF15.00
Perralla magjike shqiptare - Bujaria

Perralla magjike shqiptare – Bujaria

CHF6.90
Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike 39/2009

Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 39/2009

CHF19.90
Kopshtet e portokajve

Kopshtet e portokajve

CHF6.90