Ali Pasha

Titulli: Ali Pasha
Titulli i origjinalit: Ali Pacha
Autori: Alexandre Dumas
Përktheu: Fatmir M. Dibra
Redaktor: Rexhep Hida
Botues: Shtëpia botuese Fan Noli

I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës,prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze,
një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, “Ali Pasha, krime famëkeqe” është konsideruar nga historianët,
si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.
Me stilin e një shkrimtari që di të eksplorojë thellë personazhin Dumas sjell një portret të njeriut që arriti të depërtonte në zemër
të Perandorisë Otomane, dhe të kryesonte dhe Janinën.
Libri i Dumas është një libër i njohur prej vitesh për lexuesin e huaj.Ai ka qenë një manual referimi për çdo studiues të huaj
jo vetëm për të mësuar për Ali Pashë Tepelenën, por dhe për periudhën e Perandorisë Otomane të fillimshekullit XIX,ku Ali Pasha ka pasur
një rol të spikatur.
Ky libër është një dhuratë për lexuesin,pasi lexohet shumë lehtë për vetë stilin e Dumas,por ka brenda pasazhe të vërteta të historisë
dhe historinë e një njeriu që e ka bërë Shqipërinë pjesë të bibliotekave të botës dhe personazheve të famshme kulturore dhe kur
ajo ishte e izoluar, përmes jetës së tij.
Forma kronologjike e shtjellimit të historisë së Ali Pashë Tepelenës krijon mundësinë e ndjekjes funksionale,në ngjashmëri me një kronikë
monografike.Që në krye,libri të bën të vetëdijshëm se kemi në dorë një nga historitë më të besueshme për Ali Pashën e Janinës,
të zhveshur nga glorifikimet dhe sidomos stisjet për ta hijeshuar me petkun e atdhetarit të kombit shqiptar.

CHF19.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Dyzet net VII, pjesa e shtatë

Dyzet net VII, pjesa e shtatë

CHF20.90
Shërimi i të sëmurëve me Kur'an dhe Sunet

Shërimi i të sëmurëve me Kur’an dhe Sunet

CHF4.90
Gjithçka rreth kafshëve – Qentë

Gjithçka rreth kafshëve – Qentë

CHF8.90
BURRI I NETËVE TË MIA

BURRI I NETËVE TË MIA

CHF12.90
Lufta e Kosovës në shtypin amerikan - 28 shkurt 1998 - 10 qershor 1999

Lufta e Kosovës në shtypin amerikan – 28 shkurt 1998 – 10 qershor 1999

CHF19.90
Manifesti kapitalist

Manifesti kapitalist

CHF24.90
Lejla dhe Mexhnuni

Lejla dhe Mexhnuni

CHF13.90
Rrugët e ndritshme të Islamit

Rrugët e ndritshme të Islamit

CHF9.90
Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë (1878-1912)
Nuk ka stok

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë (1878-1912)

CHF24.90
Mjaft me heshtje

Mjaft me heshtje

CHF14.90
Hyrje konceptuale ne filozofi

Hyrje konceptuale ne filozofi

CHF24.90
Kisha e Sherrit

Kisha e Sherrit

CHF9.90