Dora D’Istria – Këngët e popujve

Autor: Gjika, Elena

Antologji

Faqe: 867

Gjuha : Shqip

Përgatiti : Fotaq Andrea

 

Elena Gjika, alias Dora d’Istria është figurë madhore kozmopolite e Letrave evropiane. Pena e saj e fuqishme, pasqyruar në mori librash, sprovash, memuaresh, udhëpërshkrimesh, artikujsh, epistulash dhe refleksionesh, ndalet në mbarë popujt e Evropës.

“Familja ime, princërit Gjika, është me origjinë shqiptare, por është vendosur në Rumani, që në kohën (shekulli XVII) kur stërgjyshi im Georges I Ghika u thirr nga Porta e Ndritur për të qeverisur një nga principatat rumune”, thuhet nga letra e Dora d’Istrias, Princesha Koltzoff Massalsky, drejtuar Zonjës Konteshë d’Orr, 3 mars 1864.

Por shkon edhe më tej.

Esetë e saj studimore-shkencore, në radhë të parë për këngët popullore të popujve pasqyrojnë anën më shpirtërore të tyre dhe përbëjnë elementët thelbësorë të identitetit të tyre. Ato shfaqen kësisoj si një pasaportë kombëtare e popujve.

Personaliteti i saj i ndritur, me përmasë të gjerë evropiane e paneuropiane, erudicioni i thellë që mbart krejt vepra e saj, sa e karakterit historik e artistik, aq edhe kulturor e shkencor, si dhe, nga ana tjetër, angazhimi dhe përkushtimi i saj i fuqishëm shoqëror e politik, në emër të lirisë dhe të emancipimit të popujve, nxjerrin në pah, përmes kësaj antologjie dyvëllimëshe, figurën e ndritur të shqiptaro-rumunes Elena Gjika, kësaj Princeshe të Kulturës evropiane, por edhe Princeshë e Rilindjes shqiptare.

CHF44.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Interpretimi ekonomik i Kuranit Fisnik

Interpretimi ekonomik i Kuranit Fisnik

CHF24.90
Fjalor enciklopedik Islam
Nuk ka stok

Fjalor enciklopedik Islam

CHF69.00
MUJË LOSHI

MUJË LOSHI

CHF22.90
KQ i NDSH-së dhe Azem Marana

KQ i NDSH-së dhe Azem Marana

CHF24.90
Tri çështjet - teknika, civilizimi, tëhuajësimi

Tri çështjet – teknika, civilizimi, tëhuajësimi

CHF5.90
Me besnikërinë më të lartë

Me besnikërinë më të lartë

CHF28.90
Vetmi në rrjet

Vetmi në rrjet

CHF19.90
Stinët e dashurisë

Stinët e dashurisë

CHF11.90
Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave filologjike 2004-2005

Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike 2004-2005

CHF19.90
101 poezi zvicerane

101 poezi zvicerane

CHF16.90
Kronikë kohe 3 - Sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Presidenca një institucion i ri problematik)

Kronikë kohe 3 – Sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Presidenca një institucion i ri problematik)

CHF24.90
Perandoria Osmane

Perandoria Osmane

CHF14.90