A i ka ardhur fundi shekullit Amerikan ?

Titulli: A i ka ardhur fundi shekullit Amerikan ?
Autor: Joseph S. Nye, JR
Përkthyer nga anglishtja: Ali Pajaziti
Botues: Logos – A
Biblioteka: Lexo
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktorë: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
Redaktorë gjuhësor: Edison Çeraj
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Naser Fera
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Ashtu edhe siç kuptojmë nga titulli, libri përbën një tekst provokues për t’u lexuar. Autori konstaton së ndonëse Amerika po përballet me çështjen e lidershipit të dobët, të çështjeve racore, imigracionin, me shkallë të lartë krimi, megjithatë Amerika vazhdon të udhëheqë në shumë sektorë të rinj si teknologjitë e informacionit, bioteknologjia etj.

Përveç kësaj, Amerika posedon fuqinë e butë, që ka një ndikim të jashtëzakonshëm. Me fjalë të tjera, Nye vë në dukje se shekulli amerikan nuk po cenohet. Në shikim të parë titulli iu jep shpresë antiamerikan(ist)ëve, mirëpo të dhënat flasin për një botë e cila do të vazhdojë të kryesohet nga Amerikan.

“Ky libër i shkurtër dhe i argumentuar mirë përbën një kundërshtim të fuqishëm përballë nekrologjistëve të parakohshëm të Amerikës.” -The Economist

“Nye, si një pionier i teorisë së pushtetit të butë dhe prijës i shkencëtarëve amerikanë të politikës, e njeh mirë gjeopolitikën. Në këtë libër Nye arsyeton se epërsia gjeopolitike amerikane jo vetëm që është larg eklipsimit, por ajo qëndron drejt dhe e gatshme për të rezistuar. Kërcënimi më i madh i saj nuk është Kina, India apo Rusia, por vetë Amerika.”-TIME

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten fuqia mbizotëruese e botës për shumë dekada në të ardhmen-konstaton Joe Nye në librin e tij depërtues. Ky parashikimi mirëpritur shoqërohet nga paralajmërimi mbi sfidat që mund ta çojnë Amerikën drejt rënies, ose e thënë më mirë drejt mosfunksionimi politik në vend.”-The Boston Globe

“Rënia amerikane duket si e ekzagjeruar. Në këtë trajtesë të shkëlqyer, ku shtrohet pyetja Aika ardhur fundi shekullit amerikan?, studiuesi i Harvardit, Joseph Nye vë në pah forcën e qëndrueshme amerikane në aspektin ekonomik, demografik, gjeografik dhe atë ushtarak.”-Financial Times

“Akademikët dhe të varurit nga politika, me gjasë do të grinden rreth këtij libri. Por, libri është shkruar aq mirë dhe aqiqasshëm, sa edhe lexuesve të thjeshtë do t’u duket tërheqës. Në fakt, kërkimet dhe trajtesat mbi strategjinë politike duhet të synojnë të njoftojnë jo vetëm specialistët apo ekspertët, por edhe publikun në përgjithësi. Kështu, kontributi i Nye-it për debatet rreth dekadencës së Amerikës merr edhe më shumë peshë.”-Huffington Post

“Nye e skicon me gjallëri këtë çështje, me ekonomi dhe saktësi, duke endur një model ideal për çdokënd që kërkon ta kuptojë më mirë arenën globale, arenë ku qëndron edhe vetë Amerika.”-LA Review of Books

“Siç e shpreh në mënyrë brilante Joseph S. Nye, është një numër i madh sfidash dhe sfiduesish që do ta shtyjnë më tej Amerikën si kombi i parë në botë edhe për disa dekada. Me prurje analitike, objektive dhe kritike nga përvoja në ekonomi dhe politikë, kjo vepër përbën një rrëfim profetik për patriotizmin dhe kremtimin e kombeve në zhvillim.”-Nomadic Press

CHF5.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Dielli i Allahut shkëlqen mbi Perëndimin

Dielli i Allahut shkëlqen mbi Perëndimin

CHF25.90
Fjalor enciklopedik Islam
Nuk ka stok

Fjalor enciklopedik Islam

CHF69.00
Të bësh luftë moderne

Të bësh luftë moderne

CHF32.90
KQ i NDSH-së dhe Azem Marana

KQ i NDSH-së dhe Azem Marana

CHF24.90
Tri çështjet - teknika, civilizimi, tëhuajësimi

Tri çështjet – teknika, civilizimi, tëhuajësimi

CHF5.90
Me besnikërinë më të lartë

Me besnikërinë më të lartë

CHF28.90
Vetmi në rrjet

Vetmi në rrjet

CHF19.90
Stinët e dashurisë

Stinët e dashurisë

CHF11.90
Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave filologjike 2004-2005

Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike 2004-2005

CHF19.90
101 poezi zvicerane

101 poezi zvicerane

CHF16.90
Kronikë kohe 3 - Sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Presidenca një institucion i ri problematik)

Kronikë kohe 3 – Sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Presidenca një institucion i ri problematik)

CHF24.90
Perandoria Osmane

Perandoria Osmane

CHF14.90