Dhe dashuria vdes përsëri

Titulli: Dhe dashuria vdes përsëri
Autor: Abaz Veiz
Kryeredaktorë: Husamedin Abazi
Redaktorë bibloteke: Dr. Milazim Krasniqi
Për botuesin: Adnan Ismaili
Redaktor artistik & disejn: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Afrim Gashi
Mbikqyrës shtypi: Imer Gogjufi
Përgaditje kompjuterike: Focus Pro-Shkup
Boton: Logos-A
Shtyp: Focus-Shkup

Poezia e Abaz Veizit më bën edhe me skeptik nga sa jam, se nuk do ta marrim kurrë vesh se si formësohen mesazhet poetike dhe si komunikojne ato me ne, kur autori duke qenë viktime e poezise së vet për një kohë të gjatë, e ka kuptuar edhe dobësinë edhe hilenë e saj. Më mbetet të hamendësoj në mos fjalën poetike e përdor si mjet për të kompensuar mungesën e gjatë të lirisë apo si një mjet për tìu hakmarrë vetë poezisë. Në mos kjo, atëhere, duke e vënë në lojë recepientin pasiv, i cili gjithçka e dëshiron të dhënë, pa çarë kokën për dimensionin moral të asaj që i thuhet dhe dramën shpirtërore të atij që i flet. Pra, në një luftë të mbytur ndërmjet hidhërimit të poetit dhe indiferencës së publikut, vjen e ngjizet përmbajtja e kesaj poezie.

Dashuria si lajm motiv i poezisë së këtij vëllimi, ka marrë kuptime të shumta, nganjëherë përjashtuese me njëra tjetrën, ashtu si me duket se është, konfliktual e përjashtues, edhe vetë sfondi social dhe psikologjik në të cilin flet autori i saj. Moskomunikimi i shndërruar në monolog, shumë shkrimtarë i ka shtyrë drejt tjetërsimit të diskursit, ashtu që t’i flasin alter egos si një instancë të komunikimit. Prej këndej edhe pason natyra specifike e tekstit poetik, në cilin Roman Jakobsoni e emërtonte si të folur të deformuar.

Ne thjerrëzën e këtij konceptimi poetik te Abaz Veizit, dashuria në disa raste afirmohet si shenjë e atdheut të shpërftyruar dhe të mbetur peng vetëm në mendime, atje ku ruhet kuptimi jomaterial i tij.

Disa nga titujtë e poezive:

Kur hesht
Kur heshtpa i kur
Kur pres pa ardhur
Jam pa KOhë!
Kur dëshiroj pa u munduar,
Kur dëshiroj pa hiç
Vepruar,
Jam pa kohë
Kur nuk e vuaj mirë durimin,
Kur nuk e sjell unë vetë
Kthimin
Jam pa kohë!
Pa kohë janë të vdekurit!
E dashur, erdha të të gjej,
Kështu dhe vdekjen mos e gënjej

CHF5.80

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Porfida, ballo në Versailles

Porfida, ballo në Versailles

CHF14.90
Kur këndonin gjelat e tretë

Kur këndonin gjelat e tretë

CHF14.90
Tri novela

Tri novela

CHF14.90
Murgu Hokaj

Murgu Hokaj

CHF14.90
Kush e vrau Mehmet Shehun?

Kush e vrau Mehmet Shehun?

CHF17.90
Provocateur

Provocateur

CHF17.90
KM, Kryeministri

KM, Kryeministri

CHF17.90
Enigma e dhimbjes

Enigma e dhimbjes

CHF17.90
Të jetosh i lirë

Të jetosh i lirë

CHF19.90
Çmimi i pafajësisë

Çmimi i pafajësisë

CHF14.90
Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

CHF14.90
Magjia e mendimeve të mëdha

Magjia e mendimeve të mëdha

CHF24.90