Familjet e Profetëve 

Titulli: Familjet e Profetëve
Autor: Xhasim Mutava
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri i faqeve: 244
Formati: A5
Viti i botimit: 2009
Botuesë: Shtëpia Botuese Furkan ISM

Profetët janë njerëzit më të dashur dhe më të afërt të All-llahut. Ata janë bartësit e mesazhit hyjnor në mesin e njerëzve, përcjellësit besnik të Shpalljeve të Zotit Fuqiplotë, udhëzues të njerëzimit përmes frymëzimit që u erdhi nga qielli.
Profetët e Zotit janë burrat më besnikë gjatë historisë njerëzore, sepse edhe amaneti i tyre ishte më i rëndë, transmetimi i Fjalëve të Zotit në mesin e njerëzve, duke hasur shumë shpesh në refuzimin e atyre të cilëve u drejtoheshin, e madje edhe në zullumin e bashkëkohësve të tyre të devijuar dhe të humbur.
Profetët janë njerëzit më të devotshëm që ka njohur kjo tokë, sepse, përkundër premtimit të Zotit për shpëtimin e tyre në Ahiret dhe kënaqësitë e Xhennetit, ata për asnjë çast nuk ndërprenë adhurimin ndaj Zotit dhe kërkim faljen prej Tij.
All-llahu i zgjodhi ata për bartjen e mesazhit të Tij hyjnor në mesin e njerëzve, për t’u mësuar atyre të mirën e të keqen, shpërblimin e dënimin, për t’i larguar nga devijimet dhe udhëzuar drejt rrugës së Zotit.
Të Dërguarit e All-llahut duhet të jenë njerëzit më të dashur për neve, shembulli që duhet ndjekur në përkushtimin tonë ndaj Zotit dhe raportet me njerëzit.
Secili prej tyre karakterizohej me ndonjë dhunti të veçantë nga Zoti, muxhize përmes të cilës vërtetohej lidhja e tyre me Zotin dhe misioni i tyre në tokë.
Po ashtu, ata ishin edhe njerëz familjarë, duke u bërë në këtë mënyrë edhe një shembull i yni se si duhet të sillemi me familjet tona. Raportet e tyre me prindërit, vëllezërit, bashkëshortet, fëmijët… të afërmit tjerë dhe pak më të largëtit… duhet të shërbejnë si një model se çfarë nevojitet të jetë sjellja jonë në raport me njerëzit që na rrethojnë.
Në jetën e secilit prej Profetëve të Zotit gjejmë ndonjë mësim të rëndësishëm në këtë drejtim, ndërsa libri “Familjet e Profetëve”, i autorit Xhasim Mutava, jep një kontribut shumë të rëndësishëm në këtë aspekt.

CHF9.60

9 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mbretërit e Botës Tjetër

Mbretërit e Botës Tjetër

CHF15.90
Bazat e Imanit në dritën e Kuranit dhe Sunetit
Nuk ka stok

Bazat e Imanit në dritën e Kuranit dhe Sunetit

CHF18.00
Rizbulimi i namazit – Komunikimi me Allahun

Rizbulimi i namazit – Komunikimi me Allahun

CHF8.90
Si të bëhesh personi më i lumtur
Nuk ka stok

Si të bëhesh personi më i lumtur

CHF6.90
Pjesëmarrësit në Bedër

Pjesëmarrësit në Bedër

CHF24.90
Libri i bebes për djem ( kopertinë e trashë )
Libri i bebes per djem 2 768x685 1
Nuk ka stok

Libri i bebes për djem ( kopertinë e trashë )

CHF21.90
Të mendosh vetëm mirë për Allahun

Të mendosh vetëm mirë për Allahun

CHF9.90
Islami politik - Konceptet themelore, autorët dhe grupet e një lëvizjeje moderne

Islami politik – Konceptet themelore, autorët dhe grupet e një lëvizjeje moderne

CHF19.90
Motra sahabije & Jeta ime

Motra sahabije & Jeta ime

CHF6.90
Të kujtuarit e vdekjes

Të kujtuarit e vdekjes

CHF6.90
Mid'hat Frashëri vepra të zgjedhura – komplet prej katër vëllimesh
Nuk ka stok

Mid’hat Frashëri vepra të zgjedhura – komplet prej katër vëllimesh

CHF139.00
Dyzet Net, pjesa e parë

Dyzet Net, pjesa e parë

CHF20.90