Jeta e Sahabëve

Titulli: Jeta e Sahabëve
Titulli i Origjinalit: Hayatu Sahaba
Autor: Muhammad Yusuf Kandhlevi
Për botuesin: Bashkim Avdiu
Përktheu: Mr. Osman Osmani
Redaktor: Bujar Vërbovci
Kopertina: Bashkim Mehani
Përgaditi për shtyp: Bashkim Avdiu
Shtypi: FocusPrint – Prishtinë
Botues: Sira Prishtinë

Padyshim, jeta dhe historia e të Dërguarit a.s. dhe shokëve të tij janë ndër burimet më të fuqishme që forcojnë Imanin dhe dashurinë për fenë. Njerëzimi dhe thirrja në fe nga këto burime gjithmonë kanë lëshuar shkëndija të imanit (besimit) dhe prej këtu prushi i zemrave të tyre gjithmonë ka qenë e flaktë. Megjithatë, ky prush shpejt shuhet nga tufani i fortë i dashurisë së kësaj bote. Sapo të shuhet, ky njerëzim do të humb fuqinë, identitetin dhe influencën mbi të tjerët. Atëherë do të bëhet një kufomë e thjeshtë të cilën do ta bart jeta mbi supet e veta.

Biografia e sahabëve r.a. përmban historinë e burrave të cilët e pranuan Islamin kur iu prezantua. Zemrat e tyre dëshmuan të vërtetën dhe kur u thirrën për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, të gjithë thanë: “O Zoti ynë, gjithsesi se e dëgjuam thirrësin, i cili na thirri në besim duke thënë: ‘Besoni Zotin tuaj!’ kështu që ne besuam.”

Ata i vendosën duart e tyre mbi duart e të Dërguarit a.s. dhe e patën të lehtë të sakrifikojnë jetën, pasurinë dhe familjen e tyre. Pastaj filluan të gjejnë kënaqësi në vështirësitë, mundimet dhe varfërinë që u ballafaquan gjatë thirrjes së të tjerëve drejt Allahut xh.sh. Në këtë mënyrë, bindja u depërtoi në zemra dhe fituan kontroll mbi trupat dhe shpirtrat e tyre. Ata treguan besim të jashtëzakonshëm në të padukshmen, dashuri të përjet shme për Allahun xh.sh. dhe të Dërguarin e Tij, mëshirë për muslimanët dhe ashpërsi ndaj armiqve.

Ata më shumë e preferonin Ahiretin mbi këtë botë, kredinë (shpërb limet e Ahiretit) mbi paratë (shpërblimet e kësaj bote), të padukshmen mbi të dukshmen dhe udhëzimin mbi injorancën. Ishin të etur për t’i ftuar nje rëzit në Islam, duke ua larguar krijesave robërinë ndaj krijesave dhe duke i bërë vetëm shërbyes të Allahut xh.sh.. I larguan njerëzit nga padrejtësia e religjioneve tjera dhe i transferuan në drejtësinë e Islamit. Ata nuk intereso heshin për bukuritë dhe kotësitë e kësaj bote por dëshironin ta takojnë Allahun dhe të hyjnë në Xhenet. Ata gjithashtu tregonin guxim dhe larg pamësi në përhapjen e Islamit në të gjithë botën pa asnjë pagesë.

Për këtë arsye, ata u shpërndanë në të gjitha anët e botës duke mos kursyer asgjë. Gjatë këtij veprimi, ata harruan kënaqësitë personale, brakti sën luksin, lanë shtëpitë dhe shpenzuan jetën dhe pasurinë e tyre. Ata vazhduan kështu derisa e përforcuan bazën e fesë, zemrat u kthyen tek Allahu xh.sh. ndërsa fryma e këndshme dhe e lumtur e besimit fryu fuqi shëm. U themelua perandoria e Tevhidit, ibadetit dhe devotshmërisë. Xhe neti i tërhiqte njerëzit, udhëzimi u përhap në të gjithë botën dhe njerëzit tufë-tufë përqafuan Islamin.

Librat e historisë janë përplot me tregime dhe kronika të Islamit që shënojnë të dhënat e tyre. Kjo gjithmonë ka ngelur burim i ringjalljes dhe përtëritjes së jetës së muslimanëve. Për shkak të këtyre të dhënave është rritur interesimi i thirrësve dhe reformatorëve të Islamit. Këto tregime gjith monë i kanë gjallëruar muslimanët dhe e kanë rindezur prushin e besimit në zemrat e tyre dhe besnikërinë ndaj fesë. Megjithatë, erdhi një kohë kur muslimanët e la torët, lektorët dhe muslimanët e lanë pas dore këtë histori dhe harruan gjithçka. Atëherë autorët, lektorët dhe predikuesit muslimanë iu kthyen tregimeve që përshkruajnë asketët dhe të devotshmit. Librat dhe përmbledhjet u mbushën me tregime dhe zunë vend në leksione, mësime akademike dhe libra.

CHF21.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Za'ar, 100ml

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Alara, 100ml

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF29.90
Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF9.90
Valera krem për flokë me rozmarinë

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF9.90
Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF39.90
Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

CHF7.90
Maska me baltë VALERA me temjan
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF9.90
Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF9.90
Mjaltë Kudret Nari, 210gr

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF19.90
Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

CHF9.90
Das Fasten der segen des Ramadan

Das Fasten der segen des Ramadan

CHF9.90
Der Islam und der Westen - Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

Der Islam und der Westen – Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

CHF38.90
Mevludi

Mevludi

CHF4.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 07. März 2026 bis zum 20. März 2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 07 Mars 2026 deri më 20 Mars 2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen