Familjet e Profetëve 

Titulli: Familjet e Profetëve
Autor: Xhasim Mutava
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri i faqeve: 244
Formati: A5
Viti i botimit: 2009
Botuesë: Shtëpia Botuese Furkan ISM

Profetët janë njerëzit më të dashur dhe më të afërt të All-llahut. Ata janë bartësit e mesazhit hyjnor në mesin e njerëzve, përcjellësit besnik të Shpalljeve të Zotit Fuqiplotë, udhëzues të njerëzimit përmes frymëzimit që u erdhi nga qielli.
Profetët e Zotit janë burrat më besnikë gjatë historisë njerëzore, sepse edhe amaneti i tyre ishte më i rëndë, transmetimi i Fjalëve të Zotit në mesin e njerëzve, duke hasur shumë shpesh në refuzimin e atyre të cilëve u drejtoheshin, e madje edhe në zullumin e bashkëkohësve të tyre të devijuar dhe të humbur.
Profetët janë njerëzit më të devotshëm që ka njohur kjo tokë, sepse, përkundër premtimit të Zotit për shpëtimin e tyre në Ahiret dhe kënaqësitë e Xhennetit, ata për asnjë çast nuk ndërprenë adhurimin ndaj Zotit dhe kërkim faljen prej Tij.
All-llahu i zgjodhi ata për bartjen e mesazhit të Tij hyjnor në mesin e njerëzve, për t’u mësuar atyre të mirën e të keqen, shpërblimin e dënimin, për t’i larguar nga devijimet dhe udhëzuar drejt rrugës së Zotit.
Të Dërguarit e All-llahut duhet të jenë njerëzit më të dashur për neve, shembulli që duhet ndjekur në përkushtimin tonë ndaj Zotit dhe raportet me njerëzit.
Secili prej tyre karakterizohej me ndonjë dhunti të veçantë nga Zoti, muxhize përmes të cilës vërtetohej lidhja e tyre me Zotin dhe misioni i tyre në tokë.
Po ashtu, ata ishin edhe njerëz familjarë, duke u bërë në këtë mënyrë edhe një shembull i yni se si duhet të sillemi me familjet tona. Raportet e tyre me prindërit, vëllezërit, bashkëshortet, fëmijët… të afërmit tjerë dhe pak më të largëtit… duhet të shërbejnë si një model se çfarë nevojitet të jetë sjellja jonë në raport me njerëzit që na rrethojnë.
Në jetën e secilit prej Profetëve të Zotit gjejmë ndonjë mësim të rëndësishëm në këtë drejtim, ndërsa libri “Familjet e Profetëve”, i autorit Xhasim Mutava, jep një kontribut shumë të rëndësishëm në këtë aspekt.

CHF9.60

9 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Koran in arabischer Sprache, Größe 19x28cm - Kuran ne gjuhën Arabe, formati 19x28cm

Koran in arabischer Sprache, Größe 19x28cm – Kuran ne gjuhën Arabe, formati 19x28cm

CHF34.90
Kuran me kuti 22x30cm - Kuran me QR code
Nuk ka stok

Kuran me kuti 22x30cm – Kuran me QR code

CHF29.90
Zad el Mead - Përgaditja për Ahiretin, komplet prej 5 vëllimesh
Nuk ka stok

Zad el Mead – Përgaditja për Ahiretin, komplet prej 5 vëllimesh

CHF149.00
I Dërguari im Muhamed
Nuk ka stok

I Dërguari im Muhamed

CHF17.90
Bukuritë e Islamit, vështrime metodologjike
Nuk ka stok

Bukuritë e Islamit, vështrime metodologjike

CHF6.90
Pse shumica nga gratë janë banore të Xhehenemit

Pse shumica nga gratë janë banore të Xhehenemit

CHF7.90
Njerëz të mëdhenj

Njerëz të mëdhenj

CHF7.50
Seti: Edukimi pa ndëshkim 1 dhe 2

Seti: Edukimi pa ndëshkim 1 dhe 2

CHF39.90
Zoti në metafizikë, shkencë, Kur'an

Zoti në metafizikë, shkencë, Kur’an

CHF7.90
Kurani dhe Kozmosi 

Kurani dhe Kozmosi 

CHF18.90
Mburoja e muslimanit nga xhinët dhe shejtanët
Nuk ka stok

Mburoja e muslimanit nga xhinët dhe shejtanët

CHF11.90
Ripërtëritja e shkencave fetare, Ihjau ulumid-din

Ripërtëritja e shkencave fetare, Ihjau ulumid-din

CHF24.90