Njerëz të mëdhenj

Titulli: Njerëz të mëdhenj
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri i faqeve: 132
Formati: A5
Viti i botimit: 2009
Botues : Shtëpia Botuese Furkan ISM

Të flasësh mbi njerëzit e mëdhenj që erdhën pas të Dërguarit të fundit të Zotit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është një nder i veçantë. Rreth tyre janë shkruar libra e libra, por kjo asnjëherë nuk mjafton, sepse historia e tyre nuk është rrëfyer asnjëherë pa ndonjë mangësi.
Edhe ky libër i vogël sigurisht nuk ka synim plotësimin e këtij rrëfimi, sepse thjesht është e pamundur që një gjë e tillë të bëhet në kaq pak faqe.
Por e veçanta e këtij libri është mënyra dhe rruga që ka zgjedhur autori për të na ofruar si model para syve tanë këta njerëz të mëdhenj. Një trajtese modeste, por shumë e këndshme dhe kuptimplotë.
Ajo që i transformoi këta njerëz nga beduinë të thjeshtë në njerëz të mëdhenj, ishte Libri i Zotit, Kur’ani Famëlartë. Libri hyjnor dhe mrekullia e përhershme. Me këtë Libër, ata bënë sytë të shohin dhe veshët të dëgjojnë të vërtetën hyjnore dhe ngritën qytetërimin e drejtësisë dhe të paqes në botë.
Ai është një Libër të cilit nuk mund t’i mvishet e kota, pasi është Libër i Krijuesit të Urtë. Ai është Libër udhëzimi, mëshire, përgëzimi, shprese, drite dhe gjykues i drejtë. Ai udhëzon në më të mirën. Ai është lavdia e këtij Ummeti, madhështia dhe udhëzuesi i rrugës së drejtë.
Njerëzit e mëdhenj ishin të ndërgjegjshëm për këto karakteristika të Kur’anit Fisnik, prandaj edhe e bënë atë bashkëshoqëruesin e tyre më të mirë, mikun e tyre më të afërt, duke e lexuar natën dhe ditën. Ata e mësonin përmendësh, i kushtonin rëndësi mësimeve dhe konkluzioneve, kërkonin bereqet nga Zoti nëpërmjet Kur’anit dhe i zbatonin porositë e tij në jetë.
Gjithnjë duke pasur si pikënisje raportin e tyre ndaj Kur’anit Fisnik, autori edhe trajton në këtë libër temat në vijim:

– Devotshmëria tek njerëzit e mëdhenj, Deklarimi i parimeve tek njerëzit e mëdhenj, Dijet e njerëzve të mëdhenj, Durimi tek njerëzit e mëdhenj, Forca e personalitetit tek njerëzit e mëdhenj, Bujaria tek njerëzit e mëdhenj, Modestia tek njerëzit e mëdhenj, Vendosmëria tek njerëzit e mëdhenj, Përkujtimi i Zotit është jetë, etj….

CHF7.50

40 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Përzgjedhje anatologjike - pjesa e gjashtë

Përzgjedhje anatologjike – pjesa e gjashtë

CHF5.90
Elementët tregues të përgjegjshmërisë

Elementët tregues të përgjegjshmërisë

CHF9.90
Kuran me kuti me pendë tajlandeze të veshura me ngjyrë të ndryshme 18x26cm

Kuran me kuti me pendë tajlandeze të veshura me ngjyrë të ndryshme 18x26cm

Ku jemi ne nga morali i selefit të të parëve tanë të mirë

Ku jemi ne nga morali i selefit të të parëve tanë të mirë

CHF7.90
Merjemja gruaja më e veçantë
Nuk ka stok

Merjemja gruaja më e veçantë

CHF9.90
Epoka e Islamistëve të rinjë, Një këndvështrim mbi betejat ideologjike dhe politike në epokën e revolucioneve Arabe

Epoka e Islamistëve të rinjë, Një këndvështrim mbi betejat ideologjike dhe politike në epokën e revolucioneve Arabe

CHF13.00
Mos u hidhëro

Mos u hidhëro

CHF16.90
Jeta pas vdekjes

Jeta pas vdekjes

CHF8.90
Kurani dhe planeti tokë

Kurani dhe planeti tokë

CHF18.90
Trajtesa mbi Imanin

Trajtesa mbi Imanin

CHF4.90
Rrëfenja të vogla magjike - Përralla me zana
Nuk ka stok

Rrëfenja të vogla magjike – Përralla me zana

CHF9.90
Vdekja dhe jeta në varr, vështirsitë e vdekjes, nata e varrit, shpërblimi, ndëshkimi
Nuk ka stok

Vdekja dhe jeta në varr, vështirsitë e vdekjes, nata e varrit, shpërblimi, ndëshkimi

CHF9.90