Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Islam Libra për Familje

Aishja nëna e besimtarëve

CHF13.90

Aisheja nëna e besimtarëve, Allahu qoftë i kënaqur me të, biografia e saj në formë të një programi edukativ, praktikisht për vajzat e reja bashkëkohore, hap pas hapi, nga lindja e deri në vdekjen e saj.

Nuk ka stok

Përshkrimi

Titulli: Aishja nëna e besimtarëve
Titulli i origjinalit: Aishetu um-el-mu’minin radije Allahu anha
Autorë: Prof. Dr. Ibrahim Duvejsh
Përktheu nga gjuha arabe: Ahad Durguti
Redaktor gjuhësor: Arjan Koçi
Ballina: Fatlum Zeka
Botues: Sh.B. Fjala e bukur

Aisheja nëna e besimtarëve, Allahu qoftë i kënaqur me të, biografia e saj në formë të një programi edukativ, praktikisht për vajzat e reja bashkëkohore, hap pas hapi, nga lindja e deri në vdekjen e saj.

Ky libër është një libër edukativ i cili e përmban biografinë e jetës së nënës së besimtarëve, Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të. Në formë të një programi edukativ, praktikisht për vajzat e reja bashkëkohore, hap pas hapi, nga lindja e saj deri në vdekje.

Autori e shkroi këtë libër me synim që vajzat e reja të cilat dëshirojnë të jenë të dalluara në kohën bashkëkohore, ta marrin atë si shëmbëlltyrë. Pastaj, ky libër ia shfaq botës fotografinë e mrekullueshme në të cilën gruaja e ka një vend të veçantë në Islam.

Ky libër nuk është për secilën grua, por, është vetëm për atë që dëshiron të përparojë. Në mënyrë që përfitimi nga biografia e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, të jetë më i lehtë, autori jetën e saj e përshkroi në mënyrë kronologjike deri në detaje për secilën fazë të jetës së saj, nga lindja deri në vdekje.

Madje që të plotësohet shpjegimi i personalitet të saj në mënyrë mbresëlënëse në diturinë, fetvatë, adhurimin dhe moralin e saj. Ajo është sikur të ishte një akademi ku mund t’i mësosh shkenca të ndryshme. Këto dhunti autori i shpërfaq në një mënyrë të shkëlqyer për vajzat tona.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.