Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Islam Libra Islame

Ti kthehemi Krijuesit

CHF12.90

Libër i autorit hafiz Sulejman Bugari, njërit prej thirrësve më të mëdhenj islamë në hapësirat ballkanike, njëherit këshilltar për çështje fetare i Myftiut të Malit të Zi, Rifat Fejziç.

  • Po shitet shpejtë! 2 persona e kanë shtuar në shportë
  • 6 persona duke parë produktin tani

Vetëm 1 copë në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Ti kthehemi Krijuesit
Titulli i origjinalit : Vratimo se Gospodaru
Autorë: Sulejman Bugari
Përktheu: Qerim Ondozi
Për botuesin: Ajet Arifi
Redaktor i përkthimit: Namik Dokle
Recensentë i burimit të Hadithëve: Zuhdija Hasanoviq
Dizajni i kopertinës: Velija Hasanbegoviq, Benjamin Krniq
Përshtatja e kopertinës: Davud Zukiq
Fotografia e kopertinës: Foto Studio Hadqiq
Botues: Connectum – Sarajevë

Këshilli botues: Akademik prof. dr. Xheval Karahasan, prof. dr. Kerima Filan, prof. dr. Mile Babiq, prof. dr. Muhamed Xheliloviq, akademik prof. dr. Trvtko Kulenoviq

Libër i autorit hafiz Sulejman Bugari, njërit prej thirrësve më të mëdhenj islamë në hapësirat ballkanike, njëherit këshilltar për çështje fetare i Myftiut të Malit të Zi, Rifat Fejziç.

Ky libër, siç dallohet edhe nga titulli, u kushtohet tërësisht etikës fetare islame, vlerave përballë antivlerave, së vërtetës, sinqeritetit, ndershmërisë, dashurisë dhe mirëkuptimit në raport me Krijuesin dhe krijesat në përgjithësi.

Është një fakt i njohur botërisht se librat që shkruhen nga zemra, për hir të arritjes së kënaqësisë së Allahut janë libra që u mbijetojnë kohëve dhe mbesin në kujtesën e njerëzve si margaritarë, shkëlqimi i të cilëve nuk venitet e as nuk zbehet kurrë. I tillë është edhe ky libër, i cili qysh në faqet e para të tij të përvetëson dhe të ngjall shumë emocion. Lexuesi vazhdimisht mbetet i etshëm që sapo ta përfundojë leximin e një flete, të kalojë në fletën tjetër, prej një hutbeje në tjetrën, për të kënaqur shpirtin e tij me këto vërshime shpirtërore të autorit. Ky libër, që shpreh dhe reflekton në një masë të madhe shpirtin e autorit, na bën të thellohemi edhe më tepër në botën e Thirrjes apo Daves, për të kuptuar esencën e saj dhe për të kuptuat drithërimet e autorit gjatë përsiatjeve të tij në këtë rrugëtim të shenjtë”.

Kjo vepër, që në origjinal është shkruar në gjuhën boshnjake, duke përjetuar mbi 20 botime deri më sot, përfshirë këtu edhe atë në gjuhën angleze, gjermane e tash edhe në shqipe.

Ky mysafir, me lejen e Allahut, do t’i shpëtojë të gjithë agjëruesit nga vështirësitë dhe telashet e të dy botëve. Ramazani është mundësia e madhe për secilin njeri që t’i kthehet Allahut dhe ta arrijë kënaqësinë e Tij. Derisa nuk agjëroje, ruheshe nga futja e harameve dhe gjërave të dëmshme, e sot derisa agjëron, trupit i’a ndalon edhe të lejuarat. Me anë të agjërimit, arrijmë qëllime fisnike, kontrollojmë vetvetën, dhe i japim drejtim personalitetit.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.