Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Islam Libra Islame

Ta njohim Allahun, pjesa e dytë

CHF32.00

Shpjegim i kuptimit të Emrave të bukur të Allahut dhe i ndikimit të tyre në jetën e besimtarit, Transkriptim i serisë së ligjëratave me të njëjtin emër.

  • Po shitet shpejtë! 5 persona e kanë shtuar në shportë
  • 4 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Ta njohim Allahun, pjesa e dytë
Autor: Hoxhë Enis Rama
Recensentë: Hoxhë Agim Bekiri
Përgaditja kompjuterike: Bashkim Avdiu
Kopertina: Doril Kraja
Boton: Qendra për studim dhe ndryshim individual – Prishtinë
Shtyp: ViPrint, Mitrovicë

Shpjegim i kuptimit të Emrave të bukur të Allahut dhe i ndikimit të tyre në jetën e besimtarit, Transkriptim i serisë së ligjëratave me të njëjtin emër.

Ky libër është një transkriptim i ligjëratave të mbajtura me të njëjtën temë. Me këtë rast, disa vëllezër të vullnetit të mirë më propozuan që këto ligjërata të shkruhen, në mënyrë që të mbetet një dokument lidhur me trajtimin e veçantë që po i bëhet kësaj teme. Trajtimin e temës nuk e kam ndërtuar të jetë një studim shkencor dhe, po ashtu, punimi nuk ka ngjyrim debati e polemike, siç rëndom është rasti kur kemi të bëjmë me trajtimin e kësaj teme. Objektivi është që kjo temë të prezantohet pak më ndryshe, të ketë një karakter edukativ dhe të bëjë ndryshimin për të mirë duke shfrytëzuar mësimet dhe porositë që dalin nga njohja e Emrave të bukur.

Zaten ky edhe është qëllimi i trajtimit të kësaj teme në burimet islame, por, fatkeqësisht, inkuadrimi i filozofirave dhe i kuptimeve të shtrembëruara shpeshherë ka bërë që të humbasë roli zanafillor i saj. Kështu, shpresoj që lexuesi do ta ketë parasysh tërë këtë që përmenda dhe do ta kërkojë atë që kemi synuar, kurse aspektet tjera mbeten të trajtohen në ndonjë studim tjetër.

E lus Allahun e madhëruar që, duke na mundësuar ta njohim Atë, ta njohim edhe veten tonë dhe, rrjedhimisht, nga kjo të përcaktojmë agjendën e preokupimeve tona në jetë, dhe njëherësh ta kuptojmë jetën më ndryshe; ta kuptojmë këtë jetë si një dhuratë hyjnore e të dimë si ta përdorim, me qëllim që, përmes saj, ta fitojmë edhe jetën tjetër, e cila është e përhershme, pa brenga e mërzi. Përndryshe, rrezikojmë t’i humbim që të dyja.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.