Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Libra Islam › Libra Islame

Si ta njohim artin Islam

CHF5.90

Arti islam edhe ka huazuar elemente teknike dhe formative nga mjediset me të cilat ka kontaktuar apo bashkëjetuar, por fryma e Islamit ka qenë postullat i pacenueshëm i frymëzimit dhe veprës së artistëve muslimanë. Islami ndër muslimanët dhe në mjediset përreth nuk ishte fenomen i huazuar dhe i izoluar, por princip dhe kuptim i jetës:

  • Po shitet shpejtë! 3 persona e kanë shtuar në shportë
  • 6 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Si ta njohim artin Islam
Titulli i origjinalit: Come riconoscere l’arte islamica
Për botuesin: Dr. Rexhep Boja
Përktheu: Nexhat Ibrahimi
Redaktor: Qemajl Morina
Faqe: 64
Lektura: Vehap Shita, kritik letrar
Realizimi artistik e kompjuterik: Ardi CC – Prishtinë
Shtypi: NG Rilindja – Prishtinë
Botues: Bashkësia Islame e Kosovës
Shtëpia botuese: Dituria Islame

Arti islam edhe ka huazuar elemente teknike dhe formative nga mjediset me të cilat ka kontaktuar apo bashkëjetuar, por fryma e Islamit ka qenë postullat i pacenueshëm i frymëzimit dhe veprës së artistëve muslimanë. Islami ndër muslimanët dhe në mjediset përreth nuk ishte fenomen i huazuar dhe i izoluar, por princip dhe kuptim i jetës:

– në pikëpamjen religjioze – bazë e fesë;
– në pikëpamjen politike – bazë kushtetuese e shtetësisë;
– në pikëpamjen ekonomike – rregulli i afarizmit;
– në pikëpamjen etike – stili i mirësjelljes;
– në pikëpamjen edukative – përmbajtja e arsimimit.

Arti, përkundër diskutimeve të gjalla dhe kontraverze, por ende sipërfaqësore, ka vendin e vet në islam. Sipas disave edhe vetë “Kur’ani është vepër artistike” Entuziazmi fetar, i nxitur jo vetëm nga porosia kur’anore, por edhe nga shkrimi dhe gjuha arabe (kur’anore) si e tillë, ka zhvilluar prej artit profan deri te ai sakral, prej femoneneve kozmike deri te fshehtësitë metaempirike, të fshehura në velin e simboleve me qëllim që t’i zbulojë dhe ta bëjë transparente. Pohimi se arti është produkt i shkathtësisë sikur e drejta dhe filozofia që mbështeten në kognitio nuk qëndron. Konsiderohet se arti është ‘gjetur’ në mësimin islam, është burimor në islam dhe i është përkushtuar frymës islame: individi i tillë kurrë nuk do t’i kalojë kufijt që i ka vendosur islami as që do të krijojë art që është i kundërt me religjionin e tij. Me fjalë të tjera nuk ka artist musliman që do të krijojë trupa lakuriqë apo që do ta mirëpresë pornografinë. Ky preokupim shkoi nga piktura e skulptura në drejtim të arabeskës dhe ornamentikës vegjetabile dhe gjeometrike.

Arti islam me shekuj ka ofruar mjedis të atillë në të cilin muslimanët kanë mundur të jetojnë dhe veprojnë në gjendjen e përkujtimit permanent të All-llahut dhe me vizion dhe në kontemplacion të bukurisë e cila përfundimisht mund të vijë prej All-llahut i cili është i Bukur (el-xhemil) në kuptimin absolut dhe skajor. Për dallim prej artit kristian, ku vendi qendror është ikona dhe personi me emrin Jezu, në islam arti lidhet me emrin e librit të quajtur Kur’an, Shkruarja e Kur’anit, d.m.th. kalifgrafia dhe lexim-këndimi melodik i Kur’anit paraqet apogjenë e hierarkisë së artit islam. Vetëm pastaj vjen arkitektura, veçan ajo e xhamisë etj.[

Thënë tjetërfare, arti islam, sipas esencës së tij, i përket rrethit kulturor oriental të cilin e karakterizon pikëpamja specifike mbi botën, jetën dhe njeriun. Pa këto karakteristika, arti islam nuk mund të kuptohet, por as të përjetohet në burimësinë e tij.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.