Nga Profeti i Mëshirës Frymëra mëshironjëse dhe mrekullia Kur’anore

Titulli: Nga Profeti i Mëshirës Frymëra mëshironjëse dhe mrekullia Kur’anore
Titulli i origjinalit: Rahmet Peygamberi’nden RAHMET ESİNTİLERİ ve KUR’ÂN MÛCİZESİ
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Mithat Hoxha
Design: Bledar Xama
Botues: Progresi Botime

Shkaku themelor i përpjekjes sonë për ta shprehur jetën shembullore e të zgjedhur të të Dërguarit të Allahut qoftë edhe brenda kufijve të ngushtë të rreshtave, ka qenë gjetja e mundësisë për t’u ofruar një rreze drite nga fryma shpirtërore e Tij zemrave të turbulluara, të lodhura e të drobitura në ditët tona, kur njerëzimi i nënshtruar përgjithësisht ndaj materies dhe forcës, po jeton nën sundimin e egos, dëshirave dhe pasioneve të ulta!

Veç kësaj, ka qenë dëshira për të mund të marrë pjesë nga virtytshmëria dhe përkryershmëria e Profetit tonë të dashur, të cilin e kanë përshëndetur edhe drurët dhe gurët, të cilin e kanë lartësuar Krijuesi i Lartë i Gjithësisë së bashku me engjëjt e Tij të panumërt, duke e përshëndetur me salat dhe selam, pra, duke u lutur për paqe e mëshirë për të!

Njëra prej enigmave të evenimentit dashuri që është shkaku i ekzistencës së gjithësisë, është hyrja e dashuruesit në rrugën e tjetërsimit thelbësor me anë të shndërrimeve në tipare sipas tipareve të të dashuruarit. Pavarësisht se në ç’masë janë mundësia dhe kapaciteti i dashuruesit, është e padiskutueshme se dashuria jep një rezultat në çfarëdo niveli sasior e cilësor sipas vlerave sublime të subjektit ose objektit për kah i cili priret!

Tërë njerëzimi është nevojtar për pretekstualitetin dhe ndërmjetësimin e Profetit. Edhe mundësia për ta konceptuar në mënyrë të për kryer të vërtetën e tij me anë të aftësisë njohëse njerëzore, edhe mundësia për ta shpjeguar me anë të Ħalëve këtë konceptim të arritur, është e pamundur. Në të vërtetë, deklarimi mbi entitetin e Tij të lartë nuk ka mundësi tjetër veç mbylljes në pafundësinë e heshtjes!

Ndërkaq që në përshkrimin e jetës së Tij të shquar, gjuhët paraqiten absolutisht të dobëta e të paaĞa, edhe shprehja jonë e reflektuar nga zemra jonë, në gjuhën tonë, është vetëm e vetëm sa një pikë uji në krahasim me detin!

Pavarësisht nga gjithçka, çdo gjë që flet për Të dhe që na e kujton Atë, ka një realitet më vete, një frymë shpirtërore më vete, një poetikë më vete dhe një hijeshi më vete! Një mijë e një ornamente dhe rrjedha të fuqisë hyjnore në gjithësi janë një asociacion, një jehonë dhe një buzëqeshje prej dritës dhe bukurisë sublime të Tij!

CHF19.90

9 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Haxhi, rregullat e kryerjes së Haxhit

Haxhi, rregullat e kryerjes së Haxhit

CHF6.90
Tefsiri i Ibn Kethirit, pjesa e pestë

Tefsiri i Ibn Kethirit, pjesa e pestë

CHF39.90
Minhaxh El Muslim

Minhaxh El Muslim

CHF29.90
Shpella flet - Seria e librave për fëmijë "Kur historia profetike më flet" ( Periudha e Mekës )

Shpella flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF2.90
Femra nën mbrojtjen e Islamit

Femra nën mbrojtjen e Islamit

CHF6.00
Mëkëmbësia e njeriut – Ndërmjet shpalljes dhe arsyes

Mëkëmbësia e njeriut – Ndërmjet shpalljes dhe arsyes

CHF7.90
Gjuha shpatë me dy tehe 

Gjuha shpatë me dy tehe 

CHF6.90
Mësime nga jeta ime

Mësime nga jeta ime

CHF6.90
Hutbe, ajete dhe hadithe për derse dhe hutbe

Hutbe, ajete dhe hadithe për derse dhe hutbe

CHF25.90
Mbreti dhe djaloshi besimtar

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF3.90
Ëndrra e Muhamedit a.s.
Nuk ka stok

Ëndrra e Muhamedit a.s.

CHF4.00
Kësulëkuqja
Nuk ka stok

Kësulëkuqja

CHF5.90