Këshilla për jetë të lumtur

Titulli: Këshilla për jetë të lumtur
Autor: Aid El-Karni
Botues: SH.B. “DRITAPRES” Prishtinë
Redaktor: Haxhere Kurtolli
Redaktimi gjuhësor: Sadulla Ramizi
Dizajni grafik: Qendrim Ahmeti

Pjesë nga libri:

Do të ua paraqesim disa këshilla të cilat, me lejen e Allahut xh.sh, do të ua mundësojnë që të jetoni një jetë të qetë dhe të lumtur. Andaj në mesin e shumë këshillave, kemi bërë përzgjedhjen e disa prej tyre, e që janë:
1- Filloje ditën tënde me namazin e Sabahut dhe me përkujtimet apo lutjet e mengjesit nëse dëshiron që të arrishë suksese dhe shpëtim.
2- Vazhdo me kërkim falje derisa të e largoni djallin.
3- Mos pusho së luturi sepse lutja është litari i shpëtimit.
4- Bukuria e gishtërinjëve qëndron në shfrytëzimin e tyre për përkujtim(tesbih).
5- Mos harro se fjalët tuaja janë të shkruara nga Engjujtë.
6- Nëse të rëndohet jeta dhe të shtohen problemet atëherë mos harro të thuash”La ilahe ila Allah”(Nuk ka zot tjetër përveç Allahut xh.sh).
7- Bleje me lek lutjen e skamnorve dhe dashurinë e të varfërve.
8- Një sexhde me përkushtim, nënshtrim dhe sinqeritet është më e vlefshme se sarajet e kaltërta.
9- Mendo para se të nxjerrësh fjalën sepse disa prej tyre janë vrastare.
10- Ruaju dhe ki frikë nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi dhe nga loti i atij që është privuar.
11- Para leximit të gazetave, revistave dhe librave lexoje Kuranin.
12- Bëju shkaktarë për udhëzimin e familjes tënde.
13- Luftoje vetën tënde, ballafaqoju me egon tënde për të qëndruar në rrugën e drejtë sepse egoja është udhëzues për të keq.
14- Puthu duart e prindërve tu që të fitosh kënaqësinë e tyre.
15- Rrobat tua të vjetëruara janë të reja për skamnorët.
16- Mos u hidhëro sepse jeta është më e shkurter sesa që e mendon ti.
17- Me ty është i Gjithëfuqishmi dhe Fuqiploti ( Allahu xh.sh ) andaj mos ia ke dronë askujtë përveç Tij.
18- Mos e mbyll derën e përgjigjës së lutjeve me mëkate.
19- Namazi është gjëja më e mirë që të ndihmon në tejkalimin e problemeve dhe sfidave.
20- Largojë mendimet negative që të qetësohesh dhe të ndjehesh mirë.
21- Shkak për çdo fatkeqësi, problem dhe sprovë është të larguarit nga Allahu xh.sh andaj afrohu drejt Tij.
22- Fal namaz sepse vetëm ai do të jetë shoqëruesi yt në varrë.
23- Nëse dëgjon dikë që po përgojon atëherë thuaj që ta ketë frikë Allahun xh.sh.
24- Vazhdo me leximin e Kaptinës Tebarek (El-Mulk )sepse ajo është shpëtimtare.
25- I privuar është ai që është privuar nga namazi me devotshmëri dhe loti nga frika ndaj Allahut xh.sh.
26- Mos u bëjë keq besimtarëve të pakujdesshëm.
27- Tërë dashurinë tënde bëjë për hir të Allahut xh.sh dhe Profetit të Tij s.a.v.s.
28- Fale atë që të ka përgojuar sepse ai të ka dhuruar mirësi.
29- Namazi, leximi i Kuranit dhe përkujtimi i Allahut xh.sh janë lule në gjoksin tënd.
30- Kush e kujton nxehtësinë e zjarrit do të jetë prej shuajësve të mëkateve.
31- Përderisa nata largohet atëherë edhe sprovat do të largohen, dhimbjet do të shuhen dhe brengat do të lehtësohen.
32- Largohu nga thashethemat sepse ke punë sa kodrat.
33- Falu me përkushtim sepse çdo gjë që është duke të pritur është më me pak vlerë sesa namazi.
34- Vëndose Kuranin afër kokës tënde sepse leximi i një citati prej tij është më e vlefshme se bota dhe çka ka në të.
35- Jeta është e bukur por më e bukur në të është ti dhe besimi ytë.
Ndërsa më e mirë se krejtë këto që cekëm më lartë është fjala e Profetit s.a.v.s ku thotë”Thuaj: Kam besuar në Aallahun xh.sh, e pastaj vazhdo”.

CHF6.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

CHF9.90
Das Fasten der segen des Ramadan

Das Fasten der segen des Ramadan

CHF9.90
Der Islam und der Westen - Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

Der Islam und der Westen – Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

CHF38.90
Mevludi

Mevludi

CHF4.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90
Jasin, Tebareke, Amme, Vakia Xhumua dhe shumë dua të tjera

Jasin, Tebareke, Amme, Vakia Xhumua dhe shumë dua të tjera

CHF9.90
L'Islam a travers les questions

L’Islam a travers les questions

CHF19.90
Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih
Nuk ka stok

Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

CHF29.90
Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

CHF29.90
Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

CHF29.90
Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

CHF29.90
25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF29.90
Tespih të vogël me ngjyra të ndryshme

Tespih të vogël me ngjyra të ndryshme

CHF8.00
Set Yarra Planet për fëmijë vajza

Set Yarra Planet për fëmijë vajza

CHF29.90
Tespih të vogël me ngjyra të ndryshme

Tespih të vogël me ngjyra të ndryshme

CHF8.00