Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Islam Libra Islame

Ebu Hanife dhe namazi në Medhhebin Hanefi

CHF9.00

Ai është Imami A’dham – Imami më i madh, udhëheqësi i muxhtehidëve, Ebu Hanifeh El-Kufi El-Bagdadi, një nga katër imamët më të mëdhenj të ehli sunetit. Thuhet se është me prejardhje persiane. Ka lindur në vitin 80 hixhrij/ 700 në Kufe, në kohën e halifit emevit Abdulmelik ibn Mervanit, ku është rritur dhe ka jetuar, kurse ka vdekur në vitin 150 hixhri/ 767 në Bagdad. Sipas disa burimeve, gjyshi i Ebu Hanifes ishte me prejardhje mbretërore persiane nga Kabuli. Ky ishte robëruar në Kabul dhe pastaj u soll në Kufe. Babai i Ebu Hanifes ishte pasues i Aliut r.a. Siç e transmeton En-Neveviu, Aliu r.a. e ka bekuar atë dhe pasardhësit e tij. Më vonë, imamizmi, por edhe zejdizmi e kanë përvetësuar Ebu Hanifen, duke thënë se ka qenë nxënës i Xha`fer Es-Sadikut, etj.

  • Po shitet shpejtë! 2 persona e kanë shtuar në shportë
  • 5 persona duke parë produktin tani

Vetëm 1 copë në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Ebu Hanife dhe nanazi në Medh-hebin Hanefi
Autorë: Dr. Shefik Kurdiç
Përktheu: Sabahudin Fetahu
Për botuesin: Muamer Murati
Recenzoi: Llokman Kamberi
Redaktor gjuhësor: Magfirete Miftari
Realizimi teknik dhe dizajni: Studio Ebu Hanife
Botues: Inter Rinia Shkup (Libraria Ebu Hanife)
Shtyp: Fokus Print –Shkup
Viti i botimit 2008

Ai është Imami A’dham – Imami më i madh, udhëheqësi i muxhtehidëve, Ebu Hanifeh El-Kufi El-Bagdadi, një nga katër imamët më të mëdhenj të ehli sunetit. Thuhet se është me prejardhje persiane. Ka lindur në vitin 80 hixhrij/ 700 në Kufe, në kohën e halifit emevit Abdulmelik ibn Mervanit, ku është rritur dhe ka jetuar, kurse ka vdekur në vitin 150 hixhri/ 767 në Bagdad. Sipas disa burimeve, gjyshi i Ebu Hanifes ishte me prejardhje mbretërore persiane nga Kabuli. Ky ishte robëruar në Kabul dhe pastaj u soll në Kufe. Babai i Ebu Hanifes ishte pasues i Aliut r.a. Siç e transmeton En-Neveviu, Aliu r.a. e ka bekuar atë dhe pasardhësit e tij. Më vonë, imamizmi, por edhe zejdizmi e kanë përvetësuar Ebu Hanifen, duke thënë se ka qenë nxënës i Xha`fer Es-Sadikut, etj.

Ebu Hanifeh ishte dhe mbeti kolos, gjigant dhe fanar i mendjes njerëzore, besimtar i pathyeshëm dhe zemër e madhe njerëzore. Me fjalën e tij, me veprën e pashembullt dhe me shembullin e tij ishte dhe do të mbetet ideal, drejt të cilit synojnë miliona zemra dhe mendje. Çdo përpjekje e deritashme për ta ndriçuar jetën dhe veprën e tij, paraqesin tentime të zbehta përballë faktit se çka ishte dhe çka paraqet ai për botën islame dhe botën përgjithësisht.

Për të dhe shokët e tij, thuhet se ka trajtuar dhe hulumtuar rreth 60 mijë, ndoshta edhe 83 mijë çështje juridike. Kishte rreth 700 deri 800 nxënës, të cilët u shtrinë nëpër vende të ndryshme dhe punuan punë të llojllojshme. Në këtë mënyrë, ata shtrinë mësimet e shkollës hanefite. Rreth 50 prej nxënësve të tij u bënë gjyqtarë në kohën e abasitëve. Mësimet e tij u miratuan në pjesën më të madhe të botës muslimane: te abasitët, selxhukët, osmanët dhe mogulët. Edhe sot, shumica muslimane në botë ndjek rrugën e shkollës hanefite.

Vlere të veçant në librin e dr. Shefik Kurdiç paraqet kapitulli i fundit ne te cilen eshte paraqitur namazi i Pejgamberit sal-llahu alejhi ve sel-lem, ne driten e ixhtihadit te medhëhebit hanefi. Pyetja reth namazit, në të vërtetë është një nga pyetjet më suptile në lidhje me të cilënmund të zhvillohen shumë problem, vecananërisht tek ata popuj sic janëata të Ballkanit te cilet gjate historisënuk kanë pasur nundësi që të njihen me ndërhyrjet të tjera për disa veprime të caktuara gjate namazit. Mu per këto shkaqe dr. Shefik Kurdiç ua preferon këtë libër imamëve, xhematlinjëve, studentëve, muftive , muderisëve si dhe të gjithë atyre që deklarojn se falin namazin sipas medh-hebit hanefij ku do të njihen me argumente nga Kurani dhe hadithet e Muhamedit sal-llahu alejhi ve sel-lem.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.