Vaj Kopre ( Fennel Oil 30 ml )

Emri latin: Foeniculum valgare. Karakteristika: 100% Natyral

Vaji është ekstrakti i farave të shtypura të koprës.

Veti të dobishme:

Rekomandohet për ftohje dhe bllokim, ilaç për shqetësimet me tretjen si:fryrje, kapsllëk, dhimbje, neveri,të vjella, anoreksi, mostretje, lemzë, ka efekt pastues dhe tonifikues për lëkurën, ndihmon në mavijosjet e lëkurës, zgjidhje për lëkurë të yndyrshme dhe kundër rrudhave me natyrë më të thellë (për shkak të aftësive ekstrogjene të vajit), efektive në largimin e krimbave të zorrëve, vaji i koprës është preparat tërësisht natyral, që nxirret prej farave dhe rrënjëve të njoma të bimës së koprës në gjendje të ftohtë për të mos pësuar ndonjë ndryshim në strukturën kimike, por edhe për të arritur efektshmëri maksimale në përdorimin e saj.

Përbërja: Është vaj aromatik me erë të veçantë dhe shije të ëmbël (i ngjan vajit të janesunit). Ai përbëhet nga: Vaj fenchone prej të cilit merr kopra aromën që ka dhe anethole. Përbërës estragoli (ka ndikim të ngjashëm me ndikimin e hormoneve femërore), vaj alpha dhe vaj phellandrine. Acid anisik dhe anisik aldehyle. Vitamina A, B, C, dhe minerale si fosfori, kalcium, sulfuri dhe hekuri.

Përdorim i brëndshëm:

Është i dobishëm në pastrimin e aparatit të frymëmarrjes, pasi përdoret për pastrimin nga gëlbaza dhe shkrin sekrecionet e kanaleve të aparatit të frymëmarrjes, shumë kode evropiane për mjeksësinë bimore e rekomandojnë për këtë qëllim në forma dhe trajta të ndryshme, ndër më të rëndësishmet është ajo që njihet me emrin si pija e mjaltit, ky vaj ndihmon gjithashtu në sëmunjet e kraharorit, krizat astmatike dhe spazma bronkiale, përdoret për trajtimin e problemeve të tretjes, fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve të barkut. Studimet të gjera në Gjermani kanë vërtetuar vlerën e vajit të koprës në këtë drejtim.

Doza:

Një lugë [çaji] nga vaji i Koprës dhe një lugë [çaji] mjalt natyral duke u shoqëruar dhe më një gotë qumësht pihet tre herë në ditë, mëngjes, drekë dhe darkë pas buke deri në normalizim të plotë të gjendjes, përbërësi estragol i pranishëm në këtë vaj që është i njëjtë për nga ndikimi me hormonet femërore, ndihmon në sekretimin dhe prodhimin e qumështit tek nënat me gji, sidoqoftë, i përdorur i vetëm apo i përzierë me vajin janesunit, ndikon në shtimin e fluksit menstrual, gjallëron dëshirën seksuale tek femrat dhe meshkujt, ndihmon në ndalimin e diarresë; studime të shumta tregojnë se vaji i koprës ka efekt eliminues për shumë mikrobe që shkaktojnë diarrenë tek njeriu, përdoret tek fëmijët dhe nënat me gji për qetësimin nga dhimbjet e barkut, si dhe qetësues dhe gjumësjellës për foshnjat.

Doza: Një lugë [çaji] nga vaji i Koprës dhe një lugë [çaji] vaj Janesuni duke u shoqëruar dhe më një gotë qumësht pihet tre herë në ditë, mëngjes, drekë dhe darkë pas buke deri në normalizim të plotë të gjendjes.

Përdorim i jashtëm:

Vaji i koprës në Angli konsiderohet ilaçi tradicional për trajtimin e artritit, reumatizmës dhe dhimbjeve të shpinës, për trajtimin e rrjepjeve që krijohen në organet gjenitale dhe përreth gjinjve, përdoret duke fërkuar me të zonën e barkut për të larguar gazrat dhe për të qetësuar dhimbjet për të njëjtin shkak sidomos tek fëmijët. Doza: Një lugë të vogël [çaji] nga vaji i Koprës mesazhohet vëndi dy herë në ditë mëngjës dhe mbrëmje deri në normalizim të plotë të gjendjes.

Vërejtje: Preferohet të mos përdoret vaji i koprës nga femrat shtatëzëna për shkak se ai gjallëron mitrën.

Pesha: Shishe 30 ml

Çmimi origjinal qe: CHF4.90.Çmimi i tanishëm është: CHF2.45.

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Valera krem për flokë me rozmarinë

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF9.90
Maska me baltë VALERA me temjan
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF9.90
Krem Kolagjeni me Likoricë

Krem Kolagjeni me Likoricë

CHF7.90
Krem fytyre me kolagjen rozmarine

Krem fytyre me kolagjen rozmarine

CHF7.90
Laser White krem Collagen Vitamin C, 113g

Laser White krem Collagen Vitamin C, 113g

CHF7.90
Hemani - kapsula vaj peshku Omega-3

Hemani – kapsula vaj peshku Omega-3

CHF19.90
Krem kolagjen me fara të zeza - Collagen with black seed

Krem kolagjen me fara të zeza – Collagen with black seed

CHF7.90
IMG

Kolagjen Vitamina E krem ​​për kujdesin e lëkurës – Collagen Vitamin E skin care cream

CHF7.90
Collagen Instant wihtening cream - Kolagjen Instant krem zbardhues

Collagen Instant wihtening cream – Kolagjen Instant krem zbardhues

CHF7.90
Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

CHF9.90
Sapun farë e zezë kundër akneve

Sapun farë e zezë kundër akneve

CHF5.90
Snake Krem + Sapun kundër rrudhave dhe anti-akne

Snake Krem + Sapun kundër rrudhave dhe anti-akne

CHF8.20
Snal Cream-Krem+Sapune për pastrimin e fytyrës nga kërmylli

Snal Cream-Krem+Sapune për pastrimin e fytyrës nga kërmylli

CHF8.20
Maskë për fytyrë Wokali whitening gold caviar 130ml

Maskë për fytyrë Wokali whitening gold caviar 130ml

CHF9.90
Vaj kokosi

Vaj kokosi

CHF5.90
Seti për Fytyrë Dissar Vitamin C

Seti për Fytyrë Dissar Vitamin C

CHF29.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 07. März 2026 bis zum 20. März 2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 07 Mars 2026 deri më 20 Mars 2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen