Kentukët

Libri: Kentukët
Autor: Samanta Schweblin
Origjinali: Kentukis
Autore: Samanta Schweblin
Shqipëroi: Erion Karabolli
Botoi: Onufri
Faqe: 254
ISBN: 9789928261755

Pasi krijoi një reputacion si tregimtarja më e mirë në gjuhën spanjolle, Samanta Schweblin i habiti të gjithë me romanin e saj të parë, i cili mori recensione plot lëvdata nga kritikët ndërkombëtarë.

“Largësi shpëtimi”, një libër i përkthyer në 25 gjuhë, ishte në finalen e Çmimit Man Booker International për vitin 2017, dhe të drejtat e filmit iu blenë nga një kompani e madhe amerikane.

Në romanin e saj të dytë të titulluar Kentukët, Samanta Schweblin tejkalon çdo parashikim, me një ngjarje jetësh të kryqëzuara dhe teknologjish të reja, gati si seriali “Black Mirror”.

Personazhe që vijnë nga kontinente të ndryshme, nga çdo moshë dhe status shoqëror, nisin të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kafshëve shtëpiake robotike të quajtura kentukë. Poshtë maskës së padëmshme e të dashur të këtyre pajisjeve, kentukët mundësojnë pamje nga distanca të mëdha, në jetët private të njerëzve.

Përmes vështrimit të tyre të paturp, ne do të zbulojmë se besimi ndaj dashamirësisë së të panjohurve mund të çojë drejt një aventure të mrekullueshme, një dashurie të papritur, ose një tmerri të pashoq.

Komente mbi librin

“Një panoramë tronditëse e voyeurism-it bashkëkohor. Një libër shumë tërheqës.”

Gustavo Guerrero, botues i Éditions Gallimard

“Duhet të jesh i vëmendshëm dhe i zgjuar që të arrish të shkruash diçka të tillë. Është origjinal, i pazakontë, dhe njëkohësisht i mprehtë; një pasqyrë e të gjithë neve.”

CHF14.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kronikë kohe 29 - Duele me birin e oficerit grek dhe hijet e greqizmës

Kronikë kohe 29 – Duele me birin e oficerit grek dhe hijet e greqizmës

CHF24.90
Koncepti i ankthit

Koncepti i ankthit

CHF11.90
Sarajet e Bardha

Sarajet e Bardha

CHF7.90
Kronikë kohe 27 - Diplomacia shqiptare dhe zhvillimet ndërkombëtare, Shqipëria në zonën e tërmeteve gjeostrategjike

Kronikë kohe 27 – Diplomacia shqiptare dhe zhvillimet ndërkombëtare, Shqipëria në zonën e tërmeteve gjeostrategjike

CHF24.90
Kronikë kohe 18 - Bashkimi kombëtar i ndaluar

Kronikë kohe 18 – Bashkimi kombëtar i ndaluar

CHF24.90
Mbreteria e askujt

Mbreteria e askujt

CHF24.90
Shkupi

Shkupi

CHF24.90
Gjuha Shqipe 2/2012

Gjuha Shqipe 2/2012

CHF14.90
Krimi Kibernetik

Krimi Kibernetik

CHF22.90
101 Sekreti i Ariusit

101 Sekreti i Ariusit

CHF13.90
Tregime për fëmijë

Tregime për fëmijë

CHF24.90
Dora D’Istria – Këngët e popujve

Dora D’Istria – Këngët e popujve

CHF44.90