Jeto gjatë

Libri: Jeto gjatë
Origjinali: The science and art of longevity
Autor: Peter Attia, Bill Gifford
Perktheu: Bledar Kurti
Botoi: Pema
Faqe: 602
ISBN: 9789951846189

Libri Jeto gjatë e transformoi plotësisht qasjen time ndaj plakjes. Peter Attia është ndër njerëzit më të shkëlqyer që kam takuar ndonjëherë, dhe në këtë libër ai ia ka dalë me sukses t’i përmbledhë të gjitha njohuritë e tij. Ky mund të jetë një nga librat më të rëndësishëm që ke për të lexuar ndonjëherë në jetë.

Steven D. Levitt, bashkëautor i Gjenikonomia, libër bestseller i New York Times

Peter Attia eksploron shkencën jo vetëm për zgjatjen e jetës, por edhe zgjatjen e gjallërisë së jetës. Ai bën lidhjen thelbësore midis shëndetit të përgjithshëm dhe shëndetit ndërveprues

Esther Perel, autore bestseller e New York Times, psikoterapiste dhe drejtuese e podkastit Nga duhet t’ia fillojmë?

Më në fund, ja një manual modern, i thelluar, i qartë dhe i zbatueshëm për mënyrën se si të maksimizojmë shëndetin tonë në mënyrë të menjëhershme dhe afatgjatë. I bazuar fort te të dhënat dhe kushtet e jetës reale, ky është udhëzuesi më i saktë dhe më i plotë shëndetësor që është botuar deri më sot. Libri Jeto gjatë nuk është vetëm informues, por është i rëndësishëm!

Dr. Andrew Huberman, profesor i neurobiologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Stanford, krijues i podkastit Huberman Lab

Dr. Peter Attia është njeriu të cilit i besoj jetën time. Ajo që e dallon atë nga të tjerët është kërkimi për cilësinë e jetës, parë nga të gjitha këndvështrimet – shëndeti fizik, emocional, mendor, ndërveprues dhe shpirtëror. Ky libër i jashtëzakonshëm është një thirrje për veprim. Do të të armatosë ty me mjetet që të nevojiten për të jetuar një jetë të gjatë, kuptimplote dhe të kënaqshme!

Hugh Jackman

Në librin Jeto gjatë, Peter Attia ka parashtruar një shqyrtim të plotë mbi temën komplekse të jetëgjatësisë. Gjithëpërfshirës dhe rigoroz, libri është plot me njohuri befasuese për sëmundjet e plakjes dhe shpjegon taktikat dhe teknikat që mund të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë dhe me shëndet më të mirë. Shkrimi i Attia-s na befason dhe na kënaq, ndërkohë që na provokon me një mënyrë të re që të mendojmë për jetëgjatësinë.

Siddhartha Mukherjee, autor i librit fitues të çmimit Pulitzer, Perandori i të gjitha sëmundjeve, dhe autor i librit bestseller të New York Times¬-it, Kënga e qelizës”

CHF24.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kronikë kohe 29 - Duele me birin e oficerit grek dhe hijet e greqizmës

Kronikë kohe 29 – Duele me birin e oficerit grek dhe hijet e greqizmës

CHF24.90
Koncepti i ankthit

Koncepti i ankthit

CHF11.90
Sarajet e Bardha

Sarajet e Bardha

CHF7.90
Kronikë kohe 27 - Diplomacia shqiptare dhe zhvillimet ndërkombëtare, Shqipëria në zonën e tërmeteve gjeostrategjike

Kronikë kohe 27 – Diplomacia shqiptare dhe zhvillimet ndërkombëtare, Shqipëria në zonën e tërmeteve gjeostrategjike

CHF24.90
Kronikë kohe 18 - Bashkimi kombëtar i ndaluar

Kronikë kohe 18 – Bashkimi kombëtar i ndaluar

CHF24.90
Mbreteria e askujt

Mbreteria e askujt

CHF24.90
Shkupi

Shkupi

CHF24.90
Gjuha Shqipe 2/2012

Gjuha Shqipe 2/2012

CHF14.90
Krimi Kibernetik

Krimi Kibernetik

CHF22.90
101 Sekreti i Ariusit

101 Sekreti i Ariusit

CHF13.90
Tregime për fëmijë

Tregime për fëmijë

CHF24.90
Dora D’Istria – Këngët e popujve

Dora D’Istria – Këngët e popujve

CHF44.90