Fjalor me terminologji kushtetuese dhe parlamentare
Libri: Fjalor me terminologji kushtetuese dhe parlamentare
Autor: Arsim Bajramii
Redaktor: Justina Shiroka-Pula
Botoi: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Faqe: 419
Formati: 17×25 cm
Lloji: (Botime të veçanta / Seksioni i Shkencave Shoqërore. Libri 59)
ISBN 978-9951-26-002-21
Dy dekadat e fundit në fushën e zhvillimeve kushtetuese dhe parlamentare, të cilat do t’i konsideroja thelbësore në përcaktimin e rendit juridik dhe konsolidimit të vlerave kushtetuese e parlamentare në Kosovë, kanë krijuar pashmangshëm edhe zgjerim të terminologjisë në këtë fushë, e cila si e tillë, shtroj nevojën që të nxjerrë këtë fjalor, ide të cilën e kisha prej vitesh. Përderisa natyra e institucioneve, instituteve dhe normave të fushës kushtetuese dhe parlamentare përgjithësisht konceptohet si një sistem i mirëdefinuar dhe i qartësuar, ky konstatim në praktik del te jetë vështirë i vërtetueshëm për faktin që konceptet dhe termat që përdorën, shto këtu edhe termat e “importuara” nga gjuhët e tjera, kryesisht nga gjuha angleze, e bejnë jo lehtë të përcaktueshëm kuptimin (domethenien) e tyre, si dhe vetë interpretimin si proces kompleks pavarësisht subjektit që e bën atë.
Gjithashtu, kur kihet parasysh edhe natyra e terminologjisë së fushës kushtetuese dhe parlamentare, shtrirja apo perimetri i së cilës tejkalon edhe vetë objektin e kësaj fushë, sepse shumë terma që përdoren në këtë fushë kanë karakter shumëdisiplinar, është një arsye shtesë jo vetëm për arsyetimin e nevojës për nxjerrjën e këtij fjalori, por edhe me qëllimin që përmes tij të provohet të ofrohet një pasqyrë përmbledhëse e gjithëpërfshirëse (për aq sa ka qenë e mundur) e terminologjisë së kësaj fushe, një pjesë e të cilës edhe përdoret, bie fjala, nga disiplinat tjera shkencore juridike, por edhe ajo politike, sociologjike e filozofike. Fjalori është i karakterit shpjegues, sepse përveç përcaktimit të domethënies së termave e shprehjeve kushtetuese dhe parlamentare ofron në shumë raste edhe shembuj nga praktika kushtetuese dhe parlamentare e Kosovës dhe vendeve tjera, varësisht nga konteksti dhe rëndesia e termit konkret.
























