Moda dhe mendësia në procesin e modernizimit
Libri: Moda dhe mendësia në procesin e modernizimit
Autore: Fatma Karabiyik Barbarosuglu
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14x20cm
Faqe: 208
ISBN: 9789989584770
Subjekti i këtij studimi është raporti mes modës dhe mendësisë. Përhapja e modës në çdo fushë të jetës shoqërore vërteton idenë për nevojën e konstatimit të lidhjes mes këtyre dy vektorëve.
Fakti që në gjuhën tonë nuk gjendet akoma një studim që i qaset kësaj çështjeje në forme kritike tregon se moda përbën një problem studimor me peshë. Kërkimi që nisëm ndër librari për të gjetur ndonjë tekst të kësaj natyre rezultoi me përgjigje të tipit: “Moda s’mund të kritikohet.”
Në një botë ku kritikohen fetë, sistemet juridike, zakonet e traditat, shtrohet pyetja: Pse hasim një qëndrim kaq totalitar në lidhje me modën?















