Për shqipen standarde

Libri: Për shqipen standarde
Autor: Qemal Murati
Botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Formati: 14x20cm
Faqe: 318
ISBN: 9789951411738

Me këtë libër autori Qemal Murati ridëshmon këmbënguljen e studiuesit të pasionuar, provon pozicionimin e drejtë ndaj vlerave kombëtare dhe përshfaq aftësinë vrojtuese në trajtimin e problemeve të mprehta të gjuhësisë shqiptare. Me analizat e argumentuara, me dijet solide gjuhësore dhe me korrektësinë e studiuesit serioz, ai do të shtrojë tema e probleme gjuhësore me interes, ndër të cilat shquajnë ato për gjuhën standarde, në të vërtetë ato që na e rikonfirmojnë rëndësinë dhe vlefshmërinë e saj për shqiptarët. Me argumente të pakundërshtueshme, libri u jep përgjigje të mbështetura shkencore edhe diskutimeve që kontestojnë gjuhën standarde, të shfaqura më dendur së fundi në hapësirën tonë kulturore e të prira nga motive plotësisht joshkencore e joprofesionale.

Për stilin e qartë në shtrimin e problemeve, për trajtimin origjinal të përmbajtjeve gjuhësore, dhe për shembujt e shumtë që ilustrojnë një numër trajtesash që lidhen me komunikimin tonë të përditshëm formal e informal, libri që kemi në dorë do të tërheqë vëmendjen jo vetëm të studiuesve të gjuhës, por dhe të atyre që në njëfarë dore interesohen për problemet gjuhësore e për shqipen standarde në përgjithësi. Fjala është për një vepër në të cilën autori Lemal Murati, përmes metodës hulumtuese-shkencore, trajton probleme aktuale të gjuhës letrare dhe të shqipës standarde. Libri na shfaqet shumë kërkues në fushën e studimeve të sotme gjuhësore e në problematikën aktuale të shqipës standarde.

CHF14.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Këshilla të arta - Mençuria në Shekuj

Këshilla të arta – Mençuria në Shekuj

CHF5.90
AJSELI

AJSELI

CHF13.90
Fjalori i parë i të vegjëlve-Numrat
Nuk ka stok

Fjalori i parë i të vegjëlve-Numrat

CHF7.90
Të gjitha veprat

Të gjitha veprat

CHF6.90
Fjalor i Sociologjisë

Fjalor i Sociologjisë

CHF39.00
MACJA
Nuk ka stok

MACJA

CHF5.90
Qeverisja e korporatave

Qeverisja e korporatave

CHF23.90
Të Dërguarit e Allahut
Nuk ka stok

Të Dërguarit e Allahut

CHF29.90
Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji 19-1989

Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji 19-1989

CHF19.90
Nuhu Dhe Përmbytja E Madhe

Nuhu Dhe Përmbytja E Madhe

CHF29.90
Mposhtja e Djallit, sekreti i lirisë dhe suksesit
Nuk ka stok

Mposhtja e Djallit, sekreti i lirisë dhe suksesit

CHF21.90
Sirena e vogël - Përralla magjepsëse

Sirena e vogël – Përralla magjepsëse

CHF6.90