Operacioni shqiptar i CIA-s dhe MI6-it, 1949-1953

Titulli në origjinal anglisht : The Albanian Operation of the CIA and MI6 , 1949-1953 : conversations with participants in a venture betrayed
Autor : Nicholas Bethell
Përktheu : Enes Lekiqi
Korrektor letrar Sabit Jaha
Robert Elsie , Bejtullah Destani and John Bethell .
Botoi Artini .
Përkthimi i këtij libri u mbështet mirësisht nga Fondi për projektet e librit të Evropës Qendrore dhe Lindore , Amsterdam The translation was kindly supported by the Fund for Central & East book projects , Amsterdam.

Philby ( 1912-1988 ) , zyrtar i lartë i inteligjencës i është një prej figurave më mahnitëse në historinë e errët të spiunazhit të shekullit të njëzetë . Ai ishte në luftë me establishmentin britanik , ndonëse ishte pjesë integrale e tij . Në kuptimin më konkret , mes viktimave të tij kishte edhe qindra shqiptarë . Ky libër sjell njohuri të reja për të ashtuquajturin Operacion Shqiptar , të kryer nga shërbimet sekrete britanike dhe amerikane gjatë viteve 1949-1953 për të infiltruar Shqipërinë komuniste dhe për të gremisur regjimin hermetik stalinist që kishte marrë pushtetin atje . Përqendrohet në bisedat dhe intervistat me individë , të cilët , në një mënyrë a tjetër , në fakt kishin marrë pjesë në operacion : zyrtarë britanikë e amerikanë , dhe luftëtarë shqiptarë që u infiltruan në Shqipëri dhe ikën të gjallë . Sfondi historik Shqipëria , një vend i vogël në Evropën Juglindore , e fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1912. Me 1939 , mbretëria e Mbretit Zog , sundimtari saj autokratik , u pushtua nga forcat italiane . Mbreti shqiptar iku dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Romake të re të Mussolini – t . Me kapitullimin e Italisë fashiste më 8 shtator 1943 ,

Gjermania naziste e pushtoi Shqipërinë për të mos e l vendin të binte në duart e britanikëve . Gjatë tërë periudhës së pushtimit italian e gjerman , shqiptarët ishin shumë të ndarë sa u përket besnikërive . Shumë njerëz mendonin se duhet përshtatur me situatën e re ; të tjerët bënin thirrje për rezistencë të armatosur . Ndarje të thella kishte edhe përbrenda rezistencës , me praninë e tri grupeve rivale të rezistencës : partizanët komunistë nën Enver Hoxhën ( 1908 1985 ) dhe Mehmet Shehun ( 1913-1981 ) ; Balli Kombëtar antikomunist nën Mithat bej Frashërin ( 1880-1949 ) , dhe lëvizja e vogël mbretërore Legaliteti nën Abaz Kupin ( 1892-1976 ) . Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë orvatej të ringjallte një Shqipëri të pavarur për të ruajtur interesat strategjike të Gjermanisë në Ballkan . Në Tiranë u formua një administratë e re , por nuk arriti të kishte shumë autoritet përgjatë vendit , i cili tani qe zhytur në luftë të përgjakshme civile . Kur trupat gjermane u tërhoqën nga Shqipëria në fund të nëntorit 1944 , komunistët nën Enver Hoxhën morën pushtetin dhe më pas krijuan Republikën Popullore të Shqipërisë .

CHF24.90

6 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Za'ar, 100ml

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Alara, 100ml

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF29.90
Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF9.90
Valera krem për flokë me rozmarinë

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF9.90
Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF39.90
Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

CHF7.90
Maska me baltë VALERA me temjan
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF9.90
Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF9.90
Mjaltë Kudret Nari, 210gr

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF19.90
Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

CHF9.90
Das Fasten der segen des Ramadan

Das Fasten der segen des Ramadan

CHF9.90
Der Islam und der Westen - Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

Der Islam und der Westen – Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

CHF38.90
Mevludi

Mevludi

CHF4.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90