Lindje, Vdekje, Përjetësi

Titulli: Lindje, Vdekje, Përjetësi
Autor: Hysen Terziu
Botues: AIITC
Numri i faqeve: 740

Për heroizmin dhe qëndresen e popullit të Kosovës janë shkruar shumë libra prej autorëve të huaj dhe shqiptarë që për së afërmi e vëzhguan dhe u përpoqën që të pasqyronin me vërtetësi këtë ngjarje që tronditi rajonin e Ballkanin dhe turbulloi shumë ndërgjegje njerëzore.

Në kujtesën e opinionit botëror, rreth krimeve në Kosovë, tashmë vjen një libër i ri i shkruar prej një dëshmitari, që me sytë e tij pa masakrat dhe torturat. Libri i autorit kosovar z.Hysen Terziu është i veçantë në llojin e tij për problemet e Kosovës. Është përpjekje e suksesshme për të nxjerrë në dritë shumë të vërteta ende të pa thëna rreth luftës në Kosovë.

Autori dëshmon, akuzon dhe argumenton me fakte të shumta e të padiskutueshme masakrat dhe barbaritë serbe mbi popullatën e pafajshme. Çdokush që lexon këtë libër rënqethet, drithërohet para ndodhive të pabesueshme por që kanë ndodhur dhe pyet: Si ka mundësi që në ditët e sotme të përsëriten krimet më të egra e më barbare që ka njohur njerëzimi në kohët më të errëta dhe nga protagonistët më barbarë?

Në faqet e këtij libri do të gjeni dy kontraste të thekshme, në njërën anë: një botë barbare, e egër, antinjerëzore, e kriminalizuar dhe e përbuzur. Do të shihni falangat ogurzeze serbe, që shpalosën flamurin e zi dhe të kobshëm të egërsisë. Konturohen skena të përgjakura me viktima të masakruara e të torturuara barbarisht. Në anën tjetër lartërsohet shpirti liridashës, guximtar dhe i paepur i popullit shqiptar në Kosovë përpara çdo barbarie.

Libri është përmendore, homazh dhe memorial për ato qindra-mijëra që u masakruan, derdhën gjakun dhe sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës. Historia e Kosovës martire ende nuk është shkruar. Në fletët e këtij libri gjendet vërtet dhimbja, tmerri, krimi, por gjendet edhe heroizmi. Kosova u ngrit në luftë për paqe. Le të kujtojmë fjalët e një burri shteti: “Në qoftë se nuk luftoni kur fitorja mund të arrihet, atëherë do të detyroheni të luftoni kur fitorja do të arrihet me vështirësi, por vdekja është me e parapëlqyer se skllavëria e përjetshme”.

Ndër veprat historike të autorit Hysen Terziu përmendim: Ramë Avdyli dhe bashkëluftëtarët e tij, e cila ngërthen në vete ngjarjet 1908- 1912, “Gjenocidi serb në Anamoravë 1912-1956”, ndërsa kjo është vepra e tretë me titull “LINDJE, VDEKJE, PËRJETËSI” ngjarje që ngërthen në vete traumat mes viteve 1956 -1999, për jetën, veprën dhe përjetësinë e 29 dëshmorëve të Anamoravës. Në vetvete kjo vepër eshtë lartësim për shpirtin liridashës.

Duke vlerësuar vlerat dhe rëndësinë e madhe që mbart ky libër, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam mori përsipër botimin e tij për ta sjellë atë pranë lexuesve shqiptarë.

https://youtu.be/5385hT9cO4k

CHF24.50

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kalendari - Takvimi 2026, gratis

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF69.90
Parfum Man Mission No.3, 100ml

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF29.90
Parfumi Night De Club Man, 100ml

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF29.90
Parfum Interedit, 100ml

Parfum Interedit, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission No.2, 100ml

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF29.90
Parfum Pretty Pink, 50ml

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF19.90
Parfum Aqeeq, 100ml

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF29.90
Parfum Attitude Blue, 100ml

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF29.90
Parfum Gumrah, 100ml

Parfum Gumrah, 100ml

CHF29.90
Parfum Khumar Caramel, 100ml

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF29.90
Parfum Khamrah Pink, 100ml

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF29.90
Parfum Alexanderia, 100ml

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF29.90
Parfum La Ocean, 100ml

Parfum La Ocean, 100ml

CHF29.90
Parfum Her Way, 100ml

Parfum Her Way, 100ml

CHF29.90