Fikhu Sire, studime metodogjike – shkencore për biografinë e Muhamedit alejhi selam

Titulli: Fikhu Sire, studime metodogjike – shkencore për biografinë e Muhamedit alejhi selam
Autor: Dr. Muhamed Seid Ramadan El-Buti
Përkthyes: Mr. Qazmedin Shaqiri
Recensentë: Dr. Jolanda Lila, Dr. Naser Ramadani
Lektor: Agim Avdiu
Kopertina: Besnik Hamiti
Botues: Shoqata qytetare Legis

Studimi i biografisë së Muhamedit (alejhi selam) gjatë gjithë historisë është bërë në forma të ndryshme dhe është hulumtuar nga kënde dhe pikëpamje të llojllojshme. Në mesin e atyre mijërave lëvrimeve shkencore që janë bërë në lëmin e jetës së Pejgamberit (alejhi selam) është edhe vepra e dijetarit të njohur sirian Muhamed Seid Ramadan El-Buti, e titulluar “Fik’hu es-sireti”.

Pasi shpjegimin e këtij libri e kam ndjekur nga vetë autori për vite me radhë gjatë kohës së studimeve në Siri dhe duke marrë në konsidera të vlerën, dobinë, metodologjinë e shkëlqyer shkencore që ka përdorur autori për ta sjellë më afër nesh Muhamedin (alejhi selam), vendosa t’i përkushtohem përkthimit të këtij libri në gjuhën shqipe, ashtu që edhe lexuesi shqipfolës të ketë para vetes një margaritar të çmuar siç është ve pra e autorit në fjalë, sepse e njëjta është ribotuar mbi tridhjetë herë në gjuhën arabe dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Përparësi e këtij libri është se Muhamed Seid Ramadan El-Buti e ka vështruar jetën e Muhamedit (alejhi selam) nga këndvështrime të ndryshme dhe për pothuaj secilin moment të jetës së Tij ka dhënë mësime dhe këshilla konkrete, duke filluar nga akaidi, kelami (apologjetika), etika, estetika, fik’hu (jurisprudenca islame) etj.

Kështu, shpresoj se dalja në shtyp e këtij libri do të sjell një dimension tjetër të Shëmbëlltyrës së njerëzimit para shoqërisë sonë.

CHF19.90

8 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kuran me tespih dhuratë -  Kuran me qr code

Kuran me tespih dhuratë – Kuran me qr code

CHF24.90
Dashuria e të Dërguarit ndaj fëmijëve

Dashuria e të Dërguarit ndaj fëmijëve

CHF7.90
Njëshmëria e Allahut ( subhanehu ve teala )

Njëshmëria e Allahut ( subhanehu ve teala )

CHF8.90
Ibadetet e zemrës dhe ndikimi i tyre në jetën e besimtarit

Ibadetet e zemrës dhe ndikimi i tyre në jetën e besimtarit

CHF8.00
Armiku i Grave
Nuk ka stok

Armiku i Grave

CHF12.90
Të jetosh pa brenga

Të jetosh pa brenga

CHF13.90
Virtytet e larta morale
Nuk ka stok

Virtytet e larta morale

CHF29.90
Le Saint CORAN

Le Saint CORAN

CHF18.90
Organizimi i jetës - pjesa e tretë

Organizimi i jetës – pjesa e tretë

CHF11.90
Rruga drejt afrimit me Allahun

Rruga drejt afrimit me Allahun

CHF8.90
Thesare në Kuran

Thesare në Kuran

CHF13.90
Shtegu i dijes

Shtegu i dijes

CHF14.90