Lumo Skëndo dhe themelimi i revistës Diturija

Titulli: Lumo Skëndo dhe themelimi i revistës Diturija
Botues: ALSAR, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
Përgatiti: Prof. Dr. Persida Asllani
Këshilli botues – ALSAR:
Mehdi Gurra – Kryetar Bordi
Saimir Rusheku – Teolog
Prof. Dr. Zyhdi Dervishi – Sociolog
Prof. Dr. Luan Malltezi – Historian
Dr. Abaz Hado – Mjeshtër i Madh
Dr. Ardian Muhaj – Historian
Shaban Murati – Mjeshtër i Madh
Sherif Delvina – Historian
Këshilli botues – BKSH:
Prof. Dr. Persida Asllani
Prof. Dr. Nevila Nika
Prof. Dr. Ferid Hudhri
Prof. Dr. Saverina Pasho
Prof. Dr. Dhurata Shehri
Prof. Dr. Dhimitri Bello
Dr. Etleva Domi
Msc. Brunilda Tahiri
Redaktore: Loreta Loli
Dizajn: Rudina Dahri
Arti grafik dhe përpunimi: Enilda Kola, Alban Kaperi
Kopertina: adizajn

Në kuadër të kremtimeve mbarëkombëtare kushtuar 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Fondacioni ALSAR, ndërmorën gjatë vitit 2018, përmes një bashkëpunimi të suksesshëm, botimin anastatik të revistës së mirënjohur Diturija, themeluar më 1909, drejtuar e botuar deri në vitin 1929, pikërisht nga kryetari i këtij kongresi, intelektuali i shquar Lumo Skëndo.

Kësaj nisme iu bashkua më tej edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës. Për të sjellë në dritën e leximeve e studimeve të sotme vlerat e çmuara të kësaj reviste si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të themeluesit të saj, prezantimi i botimit të ri u pasurua nga punimet e Konferencës Shkencore “Lumo Skendo dhe themelimi i revistës Diturija”, zhvilluar në dy edicione të suksesshme: 10 tetor në Tiranë, 6 nëntor në Prishtinë.

Përmes kontributit shkencor të studiuesve tashmë të njohur të veprës së Mid’hat Frashërit, si Luan Malltezi, Sabri Hamiti e Uran Butka, por edhe të studimeve të tjera të rëndësishme të paraqitura në konferencë nga studiuesit Xhevat Lloshi, Dhurata Shehri, Persida Asllani, Agron Gjekmarkaj, David Hosaflook dhe Mark Marku, doli në pah vlera dhe roli i papërsëritshëm i revistës Diturija si një monument i mirëfilltë kulturor e dituror në zhvillimet e kulturës dhe dijes kombëtare. E vështruar nga perspektiva të larmishme, figura e Lumo Skendos u shfaq në plotërinë e saj përmes leximesh kulturologjike, historike, gjuhësore, imagologjike etj., duke rikthyer në bashkëkohësinë tonë profilin e një intelektuali të shkëlqyer të botës shqiptare.

Botimi i akteve të kësaj konference synon të plotësojë leximin e revistës Diturija në mënyrë specifike, por edhe të veprës së gjerë e mbresëlënëse të Mid’hat Frashërit.

Përmbledhja pasurohet gjithashtu me botimin e “Bibliografisë së revistës Diturija”, përgatitur posaçërisht nga specialistët e Bibliotekës Kombëtare si një ndihmesë e vlefshme për kërkuesit në thellimin e njohjes së kësaj enciklopedie të mirëfilltë albanologjike.

Falë vijimit të bashkëpunimit me Fondacionin ALSAR, aktet e konferencës sonë dhe kjo bibliografi botohen sot si plotësim i dy vëllimeve të hijshme të Diturisë.

CHF69.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mjalte Manuka, MGO 826+,UMF 20+, 250 g

Mjalte Manuka, MGO 826+,UMF 20+, 250 g

CHF89.90
Parfum Eastern Waves, 100ml

Parfum Eastern Waves, 100ml

CHF29.90
Parfum Gold Girl, 100ml

Parfum Gold Girl, 100ml

CHF29.90
Parfum Nasmat, 100ml

Parfum Nasmat, 100ml

CHF29.90
Parfum Mouage, 100ml

Parfum Mouage, 100ml

CHF29.90
Parfum Kashkhat Allayl, 100ml

Parfum Kashkhat Allayl, 100ml

CHF29.90
Parfum Shahama, 100ml

Parfum Shahama, 100ml

CHF29.90
Hibiskus, 100gr

Hibiskus, 100gr

CHF7.90
Sherbela, 50gr

Sherbela, 50gr

CHF7.90
Mixture of Herbs, 50gr

Mixture of Herbs, 50gr

CHF7.90
Parfum Amber Leather, 100ml

Parfum Amber Leather, 100ml

CHF29.90
La Vie du Prophéte Muhammad

La Vie du Prophéte Muhammad

CHF19.90
La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français
Le Saint Coran Traduction Originale Notes de Muhammad Hamidullah en Francais

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90