Akaidi Maturidij

Titull: Akaidi Maturidij
Titulli në origjinal: “Kitabu’l-bidajeti mine’l-kifajeti fi’l-hidajeti fi usulid-din”
Autor: Imam Nurud-din Es-Sabuni
Boton: Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovės
Shtëpia botuese “Dituria Islame”
Biblioteka “Akaid”
Për botuesin: Mr. Naim Tërnava
Përktheu nga arabishtja: Orhan Bislimaj
Verifikimi shkencor dhe parathënia nga Dr. Fet’hullah Hulejf
Redaktor i përkthimit: Kasim Gërguri
Recensent: Sabri Bajgora
Lektor: Mr. Ferid Selimi
Korrektor: Skender Rashiti
Kopērtina: Bashkim Mehani
Redaktor teknik & Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: “KOHA” – Prishtinë

Po kthehet periudha ime e viteve të gjashtëdhjeta të shekullit XX (1961), nëpërmjet librit “El-Bidajetu” të Imam Nurud-din Es-Sabuni, kur profesor Arthur John Arberry për temë të doktoratës në universite tin e Kembrixhit, ma zgjodhi temën: “Diskutimet e Fahrud-din Er Rraziut në vendet e Transoksanisë”.

Gjatë punimit të doktoratës, m’u bë e qartë se, shumica e diskutimeve ‘kelamiste’ të Imam Rraziut janë zhvilluar me Sabunin dhe se emri i Sabunit është emri i vetëm, i cili frekuenton në diskutimet e Rraziut me dijetarët e vendeve të Transoksanisë në çështjet e shkencës së ‘Kelamit’. Për këtë arsye, ishte e domosdoshme, që ta njoh nga afër ‘medhhebin’e Sabunit, në mënyrë që ta përcaktoj pozitën e Rraziut në zhvillimin e diskutimeve. Një mundësi e tillë m’u mundësua, falë një kopjeje të formësuar të librit “El-Bidajetu’, dorëshkrim në bibliotekën “El-Escorial” në Spanjë.

Sabuni, për nga përkatësia medhhebore, aderonte në ehlus-sunneti vel xhemaati, drejtimi El-Maturidij. Madje, maturidinjtë e konsideroj në atë prej dijetarëve më të mëdhenj të medhhebit. Sabuni, në mesin e tyre është i njohur me emrin Nurud-din El-Buharaja, sepse Buharaja ishte qyteti në të cilin u rrit dhe u përhap medh’hebi i tij. Në Buhara ishte takuar me Fahrud-din Er-Rraziun, njëri nga kelamistët e mëdhenj esh’ari, gjersa ndërmjet këtyre dy dijetarëve u zhvilluan diskutime (munadharat) të ndryshme në disa çështje të Kelamit, në të cilat kishin mospajtueshmëri (el-hilaf) dy shkollat e ehlus-sunnetit vel xhemaatit, ajo esh’arite dhe maturidite.

Ndërkaq, në vitet 1964-1967, pata rastin të punoj si edukator për arsimim në universitetin arab të Bejrutit, ku m’u dha mundësia që ta posedoj edhe një kopje tjetër të librit ‘El-Bidajetu”, dorëshkrim në bibliotekën ‘Tübingen’ në Gjermani, me ndihmën e doktorit Van Ess, orientalist gjerman, me të cilin u takova në Institutin Gjerman për studime ‘orientale’ në Bejrut. Menjëherë nisa verifikimin shkencor të ‘tekstit’ të veprës ‘El-Bidajetu’, duke u mbështetur në dy dorëshkrimet atë të El-Escorialit dhe të Tübingenit. Me këtë rast, nuk mund të mos e shkruaj një falënderim të sinqertë për doktor Van Ess dhe për të gji thë kolegët e tjerë, hulumtues në institutin gjerman për studime orientale në Bejrut.

CHF12.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kalendari - Takvimi 2026, gratis

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF69.90
Parfum Man Mission No.3, 100ml

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF29.90
Parfumi Night De Club Man, 100ml

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF29.90
Parfum Interedit, 100ml

Parfum Interedit, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission No.2, 100ml

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF29.90
Parfum Pretty Pink, 50ml

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF19.90
Parfum Aqeeq, 100ml

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF29.90
Parfum Attitude Blue, 100ml

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF29.90
Parfum Gumrah, 100ml

Parfum Gumrah, 100ml

CHF29.90
Parfum Khumar Caramel, 100ml

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF29.90
Parfum Khamrah Pink, 100ml

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF29.90
Parfum Alexanderia, 100ml

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF29.90
Parfum La Ocean, 100ml

Parfum La Ocean, 100ml

CHF29.90
Parfum Her Way, 100ml

Parfum Her Way, 100ml

CHF29.90