Banda e fëmijëve

Titulli: Banda e fëmijëve
Titulli i origjinalit: La paranza dei bambini
Autor: Roberto Saviano
Përktheu: Agim Doksani
Redaktor: Arlina Hoci Dautaj
Kopertina: Studio Grafike
Designer: Vlash Papa
Përpunimi grafik: Greta Kanomi
Shtypi: Shtypshkronja Guttenberg
Nr. faqe: 312
Shtëpia Botuese: Dudaj

Banda e fëmijëve” rrëfen peripecitë e ngjitjes së një bande – një grupi zjarri të lidhur me Kamorrën – dhe kreut të tyre, djaloshit Nikolas Fiorilo. Të strukur çative të qytetit, mësojnë të qëllojnë me pistoleta gjysmautomatike dhe AK-47 duke marrë shënjestër paraboliket dhe antenat e zakonshme, pastaj derdhen rrugëve për të mbjellë tmerr në shalë të skuterave.

Pandeh se më kall frikë një fëmijë si puna jote? Mua për t’u bërë fëmijë m’u deshën dhjetë vjet, për të t’i bërë trutë përshesh më duhet vetëm një sekondë. Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake – Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni – këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s’kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë. Nuk i druhen burgut as vdekjes, sepse e dinë që e vetmja mundësi është të luajnë gjithçka dhe menjëherë. E dinë që “paratë i ka ai që i merr”. Pra, o burra, drejt e mbi motorë për t’i marrë, paratë, por sidomos pushtetin.

“Banda e fëmijëve” rrëfen peripecitë e ngjitjes së një bande – një grupi zjarri të lidhur me Kamorrën – dhe kreut të tyre, djaloshit Nikolas Fiorilo. Të strukur çative të qytetit, mësojnë të qëllojnë me pistoleta gjysmautomatike dhe AK-47 duke marrë shënjestër paraboliket dhe antenat e zakonshme, pastaj derdhen rrugëve për të mbjellë tmerr në shalë të skuterave. Pak e nga pak shtien në dorë kontrollin e lagjeve, duke ua zhvatur bandave kundërshtare, duke lidhur aleanca me bosë të vjetër që po u perëndon ylli. Kjo bandë i përngjan barkës së peshkimit që vjen nga deti, ato lloj barkash që gjuajnë peshk duke i gënjyer me dritë. Dhe njëlloj si në peshkimin me tërheqje, rrjeta peshkon njerëz për t’u vrarë. Këtu rrëfehet për fëmijë që lëvrijnë gjallërisht si peshqit, për adoleshenca “të gënjyera nga drita” dhe për të vdekur që prodhojnë të vdekur.

Roberto Saviano hyn pa iu dridhur syri në realitetin që ngaherë e ka hetuar dhe kridhet në origjinalitetin e historive të përfytyruara me një roman të jashtëzakonshëm pafajësie dhe mujshie. Mizor, i dhunshëm, pa rrugëdalje. Roberto Saviano (Napoli, 1979) është autor i bestsellerit ndërkombëtar Gomorra (Mondadori, 2006). Ideator, autor dhe skenarist i filmit me të njëjtin titull (Grand Prix du Jury në Kanë 2008) dhe i Gomorra – Seriali, i shpërndarë në mëse 150 vende.

Me Feltrinelli ka botuar më 2011 Eja me mua dhe më 2013 “ZeroZeroZero”. Nga viti 2006 jeton i shoqëruar, në masa të rrepta sigurie, pas kërcënimeve të marra prej klaneve që ka denoncuar.

CHF22.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kalendari - Takvimi 2026, gratis

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF69.90
Parfum Man Mission No.3, 100ml

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF29.90
Parfumi Night De Club Man, 100ml

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF29.90
Parfum Interedit, 100ml

Parfum Interedit, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission No.2, 100ml

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF29.90
Parfum Pretty Pink, 50ml

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF19.90
Parfum Aqeeq, 100ml

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF29.90
Parfum Attitude Blue, 100ml

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF29.90
Parfum Gumrah, 100ml

Parfum Gumrah, 100ml

CHF29.90
Parfum Khumar Caramel, 100ml

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF29.90
Parfum Khamrah Pink, 100ml

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF29.90
Parfum Alexanderia, 100ml

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF29.90
Parfum La Ocean, 100ml

Parfum La Ocean, 100ml

CHF29.90
Parfum Her Way, 100ml

Parfum Her Way, 100ml

CHF29.90