Nga jeta e tabi’inëve

Titulli: Nga jeta e tabi’inëve
Autor: Tarik Suvejdan
Përkthyes: Elmaz Fida
Lektor: Agim Abazi
Korrektor: Ammar Jusufi
Faqosja: Furkan Ism
Kopertina: Jusuf Saliu
Botues: Sh. B. Furkan Ism – Shkup
Shtypi: Print Ism – Shkup

Tabi’inët janë brezi që erdhën pas sahabëve, shokëve dhe bashkëkohësve të Profetit s.a.v.s. Pas vdekjes së Profetit s.a.v.s., shokët e tij u shpërndanë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke mbartur dhe përcjellë mesazhin hyjnor dhe njëkohësisht duke hedhur themelet e civilizimit islam. Vendet dhe rajonet ku u përqendruan sahabët, ishin kryesisht në Gadishullin Arabik, në Egjipt, Sham, Irak dhe rajone të tjera. Ata njerëz që jetuan me sahabët e Profetit s.a.v.s., quhen tabi’inë.

Brezi i tabi’inëve janë model dhe shembull i rrallë. Vetë Profeti s.a.v.s., i kishte vlerësuar që gjatë jetës së tij me fjalët: “Brezat më të mirë janë brezi im, pastaj ata që i pasojnë, pastaj ata që i pasojnë”. Kështu, kuptojmë që brezi më i mirë është brezi i sahabëve, bashkëkohësve të Profetit s.a.v.s., dhe pas tyre janë brezi i tabi’inëve. Ashtu siç kishte mes sahabëve të dalluar në fusha të ndryshme, kishte dhe nga tabi’inët të dalluar në fusha të ndryshme, si dijet, xhihadi etj…

Nëse për sahabët njerëzit do të thoshin se ata kanë jetuar dhe e kanë dëgjuar Profetin s.a.v.s., dhe kjo ishte ajo që i bëri të dallohen dhe të kenë sukses, diçka të tillë nuk mund ta thonë për tabi’inët. Me këtë, ata u kthyen në model dhe shembull për brezat që nuk jetuan me Profetin s.a.v.s.

Meqenëse tabi’inët nuk jetuan me Profetin s.a.v.s. dhe nuk i dëgjuan hadithet direkt prej tij, ata janë njerëzit më të afërt dhe më të përshtatshëm për t’u ndjekur dhe për t’u marrë si model nga ne. Ata i përjetuan historitë dhe thëniet e Profetit s.a.v.s., nëpërmjet shokëve të tij, sahabëve. Historitë dhe ndodhitë e brezit të tabi’inëve janë të shumta dhe janë të mbushura me vlera dhe veçori, të cilat duhet të bëhen të ditura për muslimanët e sotëm. Në to rrëfehet mënyra si u rritën dhe u edukuan, duke u bërë shembull për mbarë muslimanët që ndjekin rrugën e tyre. Ky libër rrëfen jetën dhe veprën e disave prej tyre.

CHF9.60

30 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Probleme etnomuzikologjike

Probleme etnomuzikologjike

CHF19.90
Personaliteti i muslimanit sipas Profetit a.s.

Personaliteti i muslimanit sipas Profetit a.s.

CHF5.90
Flakërime dashurie

Flakërime dashurie

CHF19.90
Ve alejkes-selam

Ve alejkes-selam

CHF9.90
Hyrje në logjikën islame

Hyrje në logjikën islame

CHF7.90
Kopshti i Tulipanëve - Hija Ime

Kopshti i Tulipanëve – Hija Ime

CHF19.90
OD - Junusi Ynë

OD – Junusi Ynë

CHF13.90
Perceptimi i identitetit kombëtar dhe fetar te shqiptarët e Turqisë dhe të Maqedonisë - studim psiko-social

Perceptimi i identitetit kombëtar dhe fetar te shqiptarët e Turqisë dhe të Maqedonisë – studim psiko-social

CHF14.90
Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF35.90
Shqipëria dhe shqiptarët 3
Nuk ka stok

Shqipëria dhe shqiptarët 3

CHF21.90
Fjala e rrugës

Fjala e rrugës

CHF9.90
Përse frikohen nga Islami?
Nuk ka stok

Përse frikohen nga Islami?

CHF6.00