Për të nesërmen e ndritur

https://youtu.be/CvUHrwEzhlI

Titulli: Për të nesërmen e ndritur
Autori: Avni Tafili
Korrektura gjuhësore: Brunilda Tafili
Përgatiti për shtyp: Bashkim Avdiu
Formati: A5
Faqe: 151
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame – Cyrih

Njeriu mundet. Mundet ta ndryshojë gjendjen e vet. Por, i mungon vullneti. Vullnet, të dish dhe të duash. Ndoshta nuk di të ndryshojë. Ndoshta edhe nuk do! Edhe mund të ketë frikë nga ndryshimi. Ka njerëz që janë pajtuar me përditshmërinë e tyre. Me mjerimin, plogështinë. Rrinë të mbyllur në vetvete. Bëjnë një jetë të zymtë. Të pakuptimtë. Mund të jetë edhe arsyeja e pavetëdijes.

Por mund të jetë edhe shkaku i shtypjes! Shoqëria jonë është e shtypur. E shtypur nga të gjitha anët. Njerëzit nuk janë të qetë të mendojnë për të nesërmen e tyre, sepse i ka shtypur një rrotë e rëndë. Ajo as nuk pëlcet e as nuk kalon kurrizin e tyre. Pesha e saj as nuk mund të shtyhet, e as mbi kurriz të mbahet. Ashtu, i ngecur nën të, çfarë mund të bëjë i mjeri.

Prapë, i mjeri!
Jo nuk është i mjerë, por nuk beson! Është mohues i fuqisë dhe aftësisë që Zoti ia dhuroi. Ai pajtohet me rrotën mbi kurriz. Madje ka filluar t’i bindet ngjyrës dhe aromës. Ajo i është bërë strehë. Shtëpi e tij. Zgjohet në mëngjes, përshëndetet me të, shoqërohet me të, diskuton me të, ha dhe pi me të, ashtu në mesditë, ashtu edhe në mbrëmje. Nuk i shkon në mendje se mundet t’i thotë: Hiqmu qafe, ose të hoqa qafe! Jo pa lot e pa djersë! Ndoshta edhe i pëlqen dhuna e padrejtësia. Kushedi, ndoshta edhe është brumosur të bëjë jetë nën trysni e nën mashtrim. I brumosur, i mësuar.

I gdhendur që të jetë shërbyes i rrotës! Ti që mbi kurriz ke një rrotë të rëndë, po e mbyt vetveten. Po e shtyp qenien tënde me duart e tua. Mos e kërko dhunuesin, as të padrejtin, sepse ti je ai që kundër vetes po ushtron dhunë e padrejtësi.

Ti je duke e shtypur atë! Eja, zgjohu, mblidhe dhe kape veten, ndrysho! Ndryshoje gjuhën e të folurës, të mendimit, të përshtypjes. Mos e prano dobësinë. Mos e prano përçmimin. Mos e prano injorancën. Mos lejo të tjerët të shkelin mbi ty, e ti i shtangur rri. Mos lejo të tjerët të zbrazin forcat tua mendore, shpirtërore e morale. Ke mundësi për të nesërme ndryshe. Për të nesërme me të ardhme të ndritur. Ti mundesh, zbuloje këtë! Ti që kur ke lindur, linde me aftësi e mundësi. Je i veçantë nga çdo njeri tjetër, vetëm se këtë gjë duhet t’ia dëshmosh vetes. Bëje me angazhim! Beso në fuqitë tua! Mos iu mbështet njerëzve! Bashkëpuno me ta! Por, parësore, përpiqu me vetveten!

Lëviz, medito. Të jesh i sigurt se, asnjë njeri nuk mund të rrëmbejë atë që ke brenda vetes. Nuk të rrëmbejnë dot dëshirat dhe ëndrrat tua. As vizionin tënd. Ti mund të kesh një jetë më të lumtur, më të qetë, përplot suksese. Mos u pajto me dështimin, vazhdoje rrugën. Mos u pajto me dëshpërimin, përballu kundër tij. Mos u pajto me sëmundjen, luftoje atë. Ti me veten tënde zgjidhi çështjet e tua. Mos prit nga të tjerët. Ti je çelësi i vetvetes. Ti mund ta shfrytëzosh tokën tënde; fuqinë e mendjes, të emocioneve, të moralit. Ti je ai që ke në duar të nesërmen tënde. Atë mos ia beso njerëzve.

Jemi në një kohë të vështirë. Mungesa e besimit dhe mirëkuptimit. Përhapja e hipokrizisë dhe injorancës. Mjaftohu të jesh dëshmitar i vetvetes! Mjaftohu të mbash në duart tua veten tënde. Mbill me duart tua. Hape zemrën ndaj fjalës së dobishme, të urtë e të bukur. Mbylle zemrën ndaj të kotës. Ruaje veten nga e pavërteta, gënjeshtra e mashtrimi. Edhe pse mund të duket e bukur një fjalë, sjellje a veprim, megjithatë, ti njëherë gjykoje me drejtësi. Drejtësinë mbështete në argumente të qarta. Me arsye të shëndoshë. Mos lejo ndaj teje të ushtrohet dhunë.
Ruaje paqen dhe mbroje atë! Përpiqu me një përpjekje të denjë për të nesërme të ndritur!

CHF5.90

50 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kalendari - Takvimi 2026, gratis

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF69.90
Parfum Man Mission No.3, 100ml

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF29.90
Parfumi Night De Club Man, 100ml

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF29.90
Parfum Interedit, 100ml

Parfum Interedit, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission No.2, 100ml

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF29.90
Parfum Pretty Pink, 50ml

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF19.90
Parfum Aqeeq, 100ml

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF29.90
Parfum Attitude Blue, 100ml

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF29.90
Parfum Gumrah, 100ml

Parfum Gumrah, 100ml

CHF29.90
Parfum Khumar Caramel, 100ml

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF29.90
Parfum Khamrah Pink, 100ml

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF29.90
Parfum Alexanderia, 100ml

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF29.90
Parfum La Ocean, 100ml

Parfum La Ocean, 100ml

CHF29.90
Parfum Her Way, 100ml

Parfum Her Way, 100ml

CHF29.90