Hafiz Ali Korça – Komplet prej 12 Librave

Midis hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. I rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit”.

Hfz. Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës. Ai ka shkruar një varg veprash origjinale në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen:

“Mevludi” (1900). “303 fjalë të Imam Aliut” (Botuar në Korçë më 1910). “Historia e shenjtë dhe të katër halifetë” (Botuar në Tiranë më 1931, fq.288). “Jusufi me Zelihanë” (Botuar në Elbasan më 1923). “Gjylistani”, përkthim nga Saadiu, (1918). “Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë”, poezi, (Botuar në Tiranë më 1944). “Tefsiri i Kur’anit”, (mbetur dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar gjatë viteve 1920-1924. “Rubaijjati Khajjam”(Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë).
Një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu edhe tekstet shkollore si : “Abetare shqip” (1910). “Fe Rrëfenjësi, morali” (1914). “Gramatika, Syntaksa shqipa rabisht edhe fjalime”, (1916). Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh.

Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si “Gjylistani”, “Rubairat” si dhe “Jusufi me Zelihane”, i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj.
Hafiz Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame . Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie, Shef i Fetvave pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj.

Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
Jeta e tij është një shembull i përsosur i atdhetarit të devotshëm, që nuk ndan fjalën nga veprat e poetit që fton bashkëpunëtorët të punojnë për mëmëdheun, të mos e braktisin.

Këtu keni kompletin prej 12 librave të Hafiz Ali Korçës të botuar nga Shtëpia botuese Logos:

1. JETA DHE VEPRA, Vepra 1
Autor: Ismail Ahmedi
14 x 21,5 / fq.380 / 2006

2. Shtatë ëndrat e Shqipërisë, Vepra 2
Autor: Hafiz Ali Korça
14 x 21,5 / fq.130 / 2006

3. Jusufi me Zelihanë më e bukura e ngjarjeve, Vepra 3
Autor: Hafiz Ali Korça
14 x 21,5 / fq.126 / 2006

4. Historia e shenjtë dhe të katër halifetë II, Vepra 4
Autor: Hafiz Ali Korça
14 x 21,5 / fq.700 / 2006

5. Çelësi i librit Shqip-Arebisht,Vepra 5
Autor: Hafiz Ali Korça
14 x 21,5 / fq.444 / 2006

6. Abetare e alfabetit arebisht, Vepra 6
Autor: Hafiz Ali Korça
14 x 21,5 / fq.70 / 2006

7. Myslimanja, Mevludi, Treqint e tri fjalëte Imam Aliut,Vepra 7
Autor: Hafiz Ali Korça
14 x 21,5 / fq.146 / 2006

8. Komentimi I disa ajeteve dhe sureve të Kur’anit, Vepra 8
Autor: Hafiz Ali Korça
14 x 21,5 / fq.234 / 2006

9. Bolshevizma, Vepra 9
Autor: Hafiz Ali Korça
14 x 21,5 / fq.48 / 2006

10. Rubaijjat, katrorët e Umer Khajamit, Vepra 10
Autor: Hafiz Ali Korça
14 x 21,5 / fq.190 / 2006

11. Gjylistani a trëndafilishta e Sadiut, Vepra 11
Autor: Hafiz Ali Korça
14 x 21,5 / fq.362 / 2006

12. Publicistika dhe shkrime të tjera, Vepra 12
Autor: Hafiz Ali Korça
14 x 21,5 / fq.266 / 2006

CHF149.00

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Constanta Vaj për flokë, 100 ml

Constanta Vaj për flokë, 100 ml

CHF12.90
Parfum Diamond, 50ml

Parfum Diamond, 50ml

CHF19.90
Kalendari - Takvimi 2026, gratis

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF69.90
Parfum Man Mission No.3, 100ml

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF29.90
Parfumi Night De Club Man, 100ml

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF29.90
Parfum Interedit, 100ml

Parfum Interedit, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission No.2, 100ml

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF29.90
Parfum Pretty Pink, 50ml

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF19.90
Parfum Aqeeq, 100ml

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF29.90
Parfum Attitude Blue, 100ml

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF29.90
Parfum Gumrah, 100ml

Parfum Gumrah, 100ml

CHF29.90
Parfum Khumar Caramel, 100ml

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF29.90
Parfum Khamrah Pink, 100ml

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF29.90
Parfum Alexanderia, 100ml

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF29.90