Elon Musk
Libri: Elon Musk
Autor: Walter Isaacson
Përktheu: Agim Doksani
Botues:Pegi
Faqe: 648
ISBN:9789928371928
Ai është vizionari që ka thyer të gjitha rregullat dhe ka shënuar një epokë të re, atë të automjeteve elektrike dhe misioneve hapësinore private. Elon Musk ka pasur një fëmijëri të vështirë. I rritur në Afrikën e Jugut, shpesh binte pre e nëpërkëmbjes. Madje, një herë pat përfunduar në spital për një
javë të tërë. Por plagët fizike nuk kanë të krahasuar me ato emocionalet, të shkaktuara nga i ati, i cili ushtronte një dhunë të egër psikologjike mbi të.
“M’u desh të duroja hakërrimat e tij për plot një orë, se isha idiot, se nuk vleja një dysh.”
Marrëdhënia me të atin la gjurmë të thella tek ai. Musk-u u bë një burrë-fëmijë, i ashpër por i brishtë, me luhatje të mëdha humori, me një prirje të theksuar ndaj rrezikut dhe dramave, me një nxitje epike ndaj sipërmarrjeve, të cilave u kushtohet “deri në palcë”, ndonjëherë madje edhe në mënyrë shkatërrimtare.
Për dy vjet me radhë, Isaacson e ka ndjekur Musk-un ngado, ka marrë pjesë në mbledhje bashkë me të, e ka shoqëruar nëpër kompanitë e tij, ka kaluar orë të tëra duke intervistuar vetë Elon-in, familjarët dhe miqtë, kolegët dhe rivalët. Kjo është një histori intime dhe e pasur me shumë anekdota të panjohura nga jeta e tij, një rrëfim i jashtëzakonshëm triumfesh dhe trazirash.
























