Mund të jeni të lumtur pavarësisht çdo gjëje

Titulli: Mund të jeni të lumtur pavarësisht çdo gjëje

Titulli origjinal : You can be happy no matter what

Nga Richard Carlson ,

Për gjuhën shqipe : Pema

Përktheu : Ridvan Bunjaku

 

Në këtë libër do të mësoni pesë principe për të pasur perspektivë në jetë: Principi i mendimit, i disponimeve, i realiteteve të ndara, i ndenjave dhe i momentit të tanishëm. Në këtë libër jepen edhe këshilla sesi të përdoren këto principe: Marrëdhëniet, stresi, zgjidhja e problemeve, lumturia, shprehitë dhe varësitë, i shoqëruar edhe me një listë kontrolluese për jetën e secilit prej nesh

Në këtë botim të ripunuar , autori bestseller nr . 1 i New York Times dhe konsulenti i menaxhimit të stresit Dr. Richard Carlson , i njohur nga të gjithë , e shpalos një zbulim të madh e të thellë në psikologjinë njerëzore . Shumica nga ne besojnë se lumturia jonë varet nga rrethanat e jashtme , se duke i zgjidhur problemet tona , duke i përmirësuar marrëdhëniet tona , apo duke arritur sukses do ta gjejmë ndjenjën e të qenit të kënaqur . Por Dr. Carlson tregon qartë se lumturia nuk ka fare të bëjë me forcat jashtë kontrollit tonë – në fakt , thotë ai , ajo është gjendja jonë natyrale . Me këtë udhëzues të thjeshtë dhe praktik , Dr. Carlson na tregon se si të jemi të lumtur tani , para se t’i zgjidhim problemet tona . Duke i kuptuar pesë principet – Mendimi , Disponimet , Realitetet e Ndara , Ndjenjat dhe Momenti i Tanishëm mund ta zbulojmë një mënyrë të re të jetesës që nuk i ndrydh emocionet e natyrshme por nuk i lejon ndjenjat dhe mendimet të na tronditin . Ti mund të jesh i lumtur pavarësisht çdo gjëje është mjet drejtues që i udhëzon butësisht lexuesit nëpër sfidat e jetës dhe e kthen gëzimin e jetesës . ” Një libër nga më të rëndësishmit që na tregon në terma praktikë se si t’i heqim pengesat ndaj vetëdijes së gjendjes sonë natyrale , lumturisë . ” GERALD G. JAMPOLSKY , DR . MED . , autor i ” Love Is Letting Go of Fear ” ” Një kundërbalans i duhur ndaj tendencës së praktikuesve të terapisë për t’u zhytur në ‘ shqyrtim ‘ ndërsa bukuria e jetës iu kalon pranë . ” Yoga Journal RICHARD CARLSON , DR.SC. , konsiderohet njëri nga ekspertët më të shquar të lumturisë dhe të zvogëlimit të stresit . Si autor i njëzet librave të njohur , që janë shitur mbi 26 milionë kopje në mbarë botën , duke e përfshirë edhe bestsellerin me sukses të menjëhershëm ” Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla ” , ai iu ka treguar miliona njerëzve se si të mos i lejojnë gjërat e vogla në jetë t’ua marrin pjesën më të mirë . Dr. Carlson i ka folur audiencave entuziaste në mbarë botën dhe ka qenë personalitet i njohur në televizione e radio , si mysafir te Oprah , Good Morning America , The Today Show , The View , dhe një mori shfaqjesh tjera .

CHF16.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla
Nuk ka stok

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla

CHF16.90
Mistere dhe kuriozitete

Mistere dhe kuriozitete

CHF9.90
Zani i Atdheut

Zani i Atdheut

CHF14.90
Hafizët tanë gjatë historisë ( shek. XVIII - 2010 )

Hafizët tanë gjatë historisë ( shek. XVIII – 2010 )

CHF16.90
Sarajet e Bardha

Sarajet e Bardha

CHF7.90
Mendime për jetën dhe vetëdijesimin

Mendime për jetën dhe vetëdijesimin

CHF9.90
Mbreti i yjeve, nga seriali Historitë e Bujar çamarrokut

Mbreti i yjeve, nga seriali Historitë e Bujar çamarrokut

CHF4.90
Bukuroshja e fjetur

Bukuroshja e fjetur

CHF5.90
Bibligrafia dhe shkrimet për Sami Frashërin

Bibligrafia dhe shkrimet për Sami Frashërin

CHF9.90
Të mendosh vetëm mirë për Allahun

Të mendosh vetëm mirë për Allahun

CHF9.90
Rrëfimet - jeta si kirurg i trurit

Rrëfimet – jeta si kirurg i trurit

CHF26.90
Kësulëkuqja
Nuk ka stok

Kësulëkuqja

CHF4.90