Studime Osmane

Titulli: Studime Osmane
Autor: Ilber Ortayli
Redaktor: Rexhep Hida
Botoi: Shtëpia Botuese “Fan Noli”
Nr. i faqeve: 232

Ky libër është i përbërë nga një koleksion esesh të flber Ortaylı ku ai kryesisht merret me transformimet politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore që Perandoria Osmane ka pësuar në shekujt e saj të fundit. Brenda kornizës së konceptimit të miletit (kombit), i cili ishte unik për perandorinë si një sistem administrimi, ky libër fokusohet në fushat e transformimit, duke përfshirë pengesat e modernizimit, tendencat, strukturat provinciale dhe urbane si dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Ortaylı detajon sistemin e mileteve përmes përcaktimit të titujve të veçantë për pakicat jomyslimane në Perandorinë Osmane siç ishin hebrenjtë dhe grekët. Në mënyrë të ngjashme ai zbulon marrëdhëniet midis osmanizmit dhe sionizmit në dekadat e fundit të perandorisë. Pasi jep një pamje të përgjithëshme të kushtetutës dhe parlamentit osman, autori hedh një vështrim se si historia e Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Ruse trajtohet në historiografitë botërore. Duke iu kthyer debateve rreth modernizimit, ai shpjegon sfondin historik të fenomenit që fillon nga rrethimi i dytë i Vjenës në 1683. Në kapitullin vijues ai shqyrton ndryshimet strukturore në marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit Osman. Para se të thellohen ndryshimet në jetën civile, ai përcakton dy kapituj për strukturat provinciale në qytetet port të perandorisë. Duke shqyrtuar me përpikmëri referencat dhe arkivat në lidhje me historinë e periudhës së fundit të Perandorisë Osmane, Ortaylı jep një pamje gjithëpërfshirëse e shumë dimensionale të perandorisë. Madje, duke përdorur edhe një gamë të gjerë të arkivave osmane. Falë aftësive të tij gjuhësore, ai siguron njohuri nga shkrime të studiuesve të ndryshëm, aspekte të cilat përbëjnë edhe vlerën dhe pasurinë më të madhe të këtij libri.

CHF19.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Za'ar, 100ml

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Alara, 100ml

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF29.90
Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF9.90
Valera krem për flokë me rozmarinë

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF9.90
Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF39.90
Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

CHF7.90
Maska me baltë VALERA me temjan
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF9.90
Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF9.90
Mjaltë Kudret Nari, 210gr

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF19.90
Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

CHF9.90
Das Fasten der segen des Ramadan

Das Fasten der segen des Ramadan

CHF9.90
Der Islam und der Westen - Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

Der Islam und der Westen – Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

CHF38.90
Mevludi

Mevludi

CHF4.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90