Socializmi – Ideja e dështuar që nuk vdes kurrë

CHF24.90

Ky liber i ben nje analize te thelluar socializmit si ideologji, perfshire edhe ekstremin komunist ne Shqiperi, te cilin autori e quan “enverizem”. Në mesin e viteve 70, në rrethet marksiste ‘enverizmi’ u bë maoizmi i ri. Parti enveriste, si Partia Revolucionare Komuniste e Britanisë (Marksiste-Leniniste), u krijuan në të gjithë botën perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Francën, Gjermaninë Perëndimore, Holandën, Suedinë, Norvegjinë, Spanjën dhe Italinë…

2 stok

Libri: Socializmi – Ideja e dështuar që nuk vdes kurrë
Autor: Kristian Niemietz
Perktheu: Kristian Niemietz
Botoi: Shtepia Botuese Botart
Faqe: 400
ISBN: 9789928286819

Socializmi, çuditërisht është i pandjeshëm kundrejt provave të dështimit të tij, që sjell përvoja e botës reale. Gjatë njëqind viteve të fundit ka pasur më tepër se dy duzina përpjekjesh për të ndërtuar një shoqëri socialiste, duke filluar nga Bashkimi Sovjetik e deri te Kina maoiste dhe Venezuela.

Po që të gjitha këto përpjekje, në masë të ndryshme kanë përfunduar me dështim. Por, sipas përkrahësve të socializmit, kjo ka ndodhur për arsye se asnjë prej këtyre eksperimenteve nuk ka qenë “socializëm real”.

Ky libër dokumenton historinë e këtij fenomeni, që tani është kthyer në një përgjigje standarde. Ai tregon se si pretendimi për një socializëm të rremë është ngritur gjithnjë vetëm pas dështimit të tij.

Për sa kohë që ndonjë eksperiment socialist është në lulëzim, pothuajse askush nuk i vë në dyshim kredencialet e tij socialiste. Përkundrazi! Praktikisht, të gjitha regjimet socialiste kanë pasur muajin e vet të mjaltit, gjatë të cilit janë ngritur në qiell me entuziazëm nga shumë intelektualë të shquar perëndimorë.

Vetëm kur dështimet e tyre ishin aq të dukshme, sa nuk mund të mohoheshin më, ato ri-klasifikoheshin në mënyrë retrospektive si “socializëm jo real”.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Socializmi – Ideja e dështuar që nuk vdes kurrë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *