Mësimi i Fesë Islame për Fëmijë (për moshën 6-7 vjeç)

Lavdërimet i takojnë Zotit, Atij që i mësoi njeriut të shkruajë me penë, i mësoi njeriut atë që nuk e dinte. Bekimet dhe mëshira e Zotit qofshin mbi Profetin fisnik, që nuk dinte shkrim e lexim, të cilin Allahu i Lartësuar e dërgoi për të nxjerrë njerëzit nga errësirat në dritë.Teuhidi, ose ndryshe Njësimi i Zotit të Madhëruar, është detyrimi më madh i njeriut në këtë jetë. ndaj dhe kjo dije është dija më fisnike dhe më e mira ndër dijet. Bazuar në dijen e Teuhidit qëndrojnë të gjitha veprat e njeriut, ndaj kjo dije është peshorja që vlerëson saktësinë e një vepre dhe pranimin ose refuzimin e saj tek Zoti. Nevoja që ka njeriu për këtë dije qëndron mbi çdo nevojë tjetër, sepse zemrat nuk mund të marrin jetë, nuk do të ndiejnë kënaqësi dhe as qetësi me gjë tjetër, por vetëm se duke njohur Zotin e tyre, të Adhuruarin dhe Krijuesin e tyre, me anë të emrave, cilësive dhe veprave të Tij madhështore. Po kështu, njohja e mirë e fesë dhe e mënyrës sesi kryhen adhurimet, siç janë abdesi dhe namazi, është një nga shenjat e lumturisë së njeriut dhe një nga shenjat se Allahu i Madhëruar ia do të mirën njeriut. I Dërguari i Allahut (a.s.) thotë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mëson dhe ia bën të kuptueshme fenë.” Duke marrë për pikënisje këto arsye që përmendëm, e pamë të domosdoshme që tu paraqesim muslimanëve. prindër, mësues dhe edukator, këto mësime ku përfshihen njohja e Allahut dhe mësimi i fesë, në përshtatje me moshën e fëmijëve që ata kanë nën kujdes. Ne shpresojmë se këto mësime, me ndihmën e Allahut. do të ndihmojnë që fëmijët tanë të rriten dhe edukohen me frymën e besimit të drejtë, me njohjen e normave të fesë, duke bërë kështu që ata të jenë të aftë të kryejnë adhurimet ashtu siç i kërkon Islami. Është mjaft e rëndësishme që një musliman të njoh mirë dhe të kuptojë qartë çështjet e fesë së tij.

Mësimi i Fesë Islame për Fëmijë
Libri 1 (për moshën 6-7 vjeç)
Seria e librave për fëmijë
Shtëpia botuese “NuN”

CHF9.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Za'ar, 100ml

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Alara, 100ml

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF29.90
Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF9.90
Valera krem për flokë me rozmarinë

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF9.90
Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF39.90
Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

CHF7.90
Maska me baltë VALERA me temjan
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF9.90
Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF9.90
Mjaltë Kudret Nari, 210gr

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF19.90
Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

CHF9.90
Das Fasten der segen des Ramadan

Das Fasten der segen des Ramadan

CHF9.90
Der Islam und der Westen - Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

Der Islam und der Westen – Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

CHF38.90
Mevludi

Mevludi

CHF4.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90