Unaza e pëllumbeshës – për dashurinë dhe të dashuruarit

Libri: Unaza e pëllumbeshës – për dashurinë dhe të dashuruarit
Autor: Ibn Hazm el Andaluzi
Përktheu: Ilir Haxhiaj
Korrektor: Fabian Shaba
Përgatiti për botim: Bashkim Avdiu
Botoi: Shtëpia Botuese “Nektari”
Shtypi: Focus Print – Shkup
Formati: 14x22cm
Faqe: 416


Në thelb një trajtesë mbi dashurinë dhe të dashuruarit, vepra është një rrëfim i këndshëm i kompleksiteteve, ndërlikimeve, skandaleve dhe rreziqeve që lidhen me dashurinë romantike. Autori, Ibn Hazm (456 hixhri) ishte një polimat, dijetar, historian, teolog dhe poet andaluzian, megjithatë, kjo është vepra e tij e vetme letrare e mbijetuar.

Libri është i ndarë në tridhjetë kapituj. Nga këta, dhjetë lidhen me parimet themelore të dashurisë, i pari është kapitulli ‘Natyra e dashurisë’; i dyti ‘Shenjat e dashurisë’. Pas këtij vjen kapitulli ‘Të biesh në dashuri kur je në gjumë’; më tej kapitulli ‘Të biesh në dashuri nëpërmjet përshkrimit’; pastaj ‘Dashuria me shikim të parë’; ‘Dashuria pas një shoqërimi të gjatë’; ‘Aluzionet me fjalë’; ‘Shkëmbimet me fjalë’; ‘Letërkëmbimet’; dhe së fundmi (nga dhjetëshja e parë), kapitulli ‘Korrieri’. dhe
dh
Ndarja e dytë e librit përfshin dymbëdhjetë kapituj rreth peripecive të dashurisë, dhe atributeve të saj të lavdëruara dhe të qortueshme. Kjo ndarje përbëhet së pari nga një kapitull rreth ‘Shokut ndihmues’, pastaj nga kapitulli ‘Bashkimi’, më pas ‘Fshehja e sekretit’; më tej ‘Zbulimi dhe nxjerrja e sekretit’, ‘Bindja’, ‘Kundërshtimi’, ‘Ata që kanë rënë në dashuri me njëfarë cilësie dhe më pas nuk kanë dashur gjë tjetër të ndryshme nga ajo’, dhe kapitujt ‘Besnikëria’, ‘Tradhtia’, ‘Tretja’ dhe ‘Vdekja’.

Në pjesën e tretë ndodhen gjashtë kapituj rreth belave të dashurisë. Këta kapituj trajtojnë përkatësisht çështjet: ‘Kritikuesi’, ‘Përgjuesi’, ‘Intriganti, ‘Ndarja përfundimtare’, ‘Shkëputja e përkohshme, dhe ‘Harresa’.

CHF24.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Solidariteti - qasje nga këndvështrimi islam

Solidariteti – qasje nga këndvështrimi islam

CHF7.90
Deti i kthjellët i devotshmërisë

Deti i kthjellët i devotshmërisë

CHF21.90
Vargu i Profetëve – 2, Libër mësimor
Nuk ka stok

Vargu i Profetëve – 2, Libër mësimor

CHF19.90
Hirushja, libër zanor (kopertinë e trashë)
Nuk ka stok

Hirushja, libër zanor (kopertinë e trashë)

CHF14.90
Tretmani Kuranor i stresit

Tretmani Kuranor i stresit

CHF23.90
Kurani në jetën e përditshme
Nuk ka stok

Kurani në jetën e përditshme

CHF10.00
Bëje jetën tënde më të lumtur

Bëje jetën tënde më të lumtur

CHF5.90
Libri mbi zullumqarët

Libri mbi zullumqarët

CHF11.90
Tregime për fëmijë

Tregime për fëmijë

CHF24.90
Të drejtat e Allahut mbi robërit e tij
Nuk ka stok

Të drejtat e Allahut mbi robërit e tij

CHF6.90
Veçoritë e përgjithshme të Islamit

Veçoritë e përgjithshme të Islamit

CHF11.90
Vlera e dijes dhe dijetarëve
Nuk ka stok

Vlera e dijes dhe dijetarëve

CHF12.00