Urti të pëshpëritura
Titulli: Urti të pëshpëritura
Redaktor: Edin Lohja
Kitabu ‘l-hikem i Ibn ‘Ata’illah Iskenderiut dhe Munaxhat i Haxhe ‘Abdullah Ensariut
Hikem i Ibn ‘Ata’illahut dhe Munaxhat i Ensariut kanë gjasa ta grishin një lexues modern më tepër se vargjet mistike … Të lindura nga përvoja shpirtërore të mëdha dhe urtia e thellë, këto fjalë janë ende të esëllta, thuajse të përkora, ndaj mund të shijohen edhe nga lexues pa prirje të çiltra “mistike”. Ato ofrojnë një kod të përsosur jetese: mirëbesim të plotë te Zoti, bindje të thellë në hirin e Tij dhe vetëdije për drejtësinë e Tij, si dhe një tejvështrim kah të vepruarit e Tij të mistershëm përmes shpërfaqjeve kontrastuese të kësaj bote të krijuar. Kështu, ato e çojnë lexuesin dalëngadalë drejt qëllimit më të lartë … Psherëtimat e Ensariut mund të përsëriten nga çdo njeri, i cili do të ndiejë se, në shumë çaste, do të kishte dashur ta shprehte shpresën, dëshpërimin, mirëbesimin e tij në Zotin, me fjalë të ngjashme. Të kthyerit nga këta vademecum të vegjël të literatures sufiste do t’i dalë përvoje pasuruese kujt i nevojitet një doracak i jetës së përshpirtshme, të cilin ta shikojë herë pas here për udhëzim në ditën e gëzimit dhe shpresë në ditën e dëshpërimit.
























