Shkenca dhe qytetërimi në Islam

Titulli: Shkenca dhe qytetërimi në Islam
Titulli i origjinalit: Science and Civilization in Islam
Autori: Sejjid Husein Nasr
Përktheu nga anglishtja: Edin Q. Lohja
Boton: Logos – A, Shkup
Biblioteka: Mendimi Islam
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Nexhat Ibrahimi
Redaktor gjuhësor: Ornela Ademov
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikëqyrës i shtypit: Immer Goxhufi
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Pas të gjitha tragjedive dhe mynxyrave me të cilat u përball Shqipëria në shekullin e kaluar, është kënaqësi të shohësh se tani ajo po i kushton vëmendje mendimit intelektual, që është themelor për rigjallërimin e shoqërisë dhe drejtimin që ajo merr. Shqipëria është një shoqëri islame në mes të Evropës, prandaj shpresa dhe lutjet e mia janë që, tek njihen me rrymat e ndryshme të mendimit perëndimor mendimtarët e saj të rizbulojnë mbi të gjitha traditën e tyre intelektuale islame dhe të bëhen pishtarë të mendimit autentik islam në Evropë, në vend se të kthehen në mendimtarë evropianë të dorës së dytë, të cilët thjesht imitojnë filozofi që janë të huaja për këndvështrimin islam.

Ky libër është i pari që u shkrua në një gjuhë evropiane por nga pikëpamja e vetë shkencës islame dhe jo të kuptuarit sundues perëndimor të historisë së shkencës e cila, s’ka nevojë të theksohet, është gati krejt eurocentrike. Prandaj, libri paraqet një model të ri për studimin e shkencës islame, premisat madhore të të cilit model nuk kanë ndryshuar pas tërë studimeve të mëvonshme në këtë fushë. Kësodore, ai u ka shërbyer si model shumë studimeve të mëvonshme të shkencës islame, sidomos nga dijetarë muslimanë dhe për çudi nuk ka dale asnjë vepër që ta zëvendësojë. Nëse më lejohet modestisht, ai është bërë ‘klasik’ në fushën e tij, prandaj kam vendosur të mos e ripunoj tekstin në botime të mëvonshme por vetëm të përditësoj bibliografinë si ndihmëse për studim të mëtejshëm nga lexuesit.

Për më tepër, libri e ka venduar shkencën islame në kontekstin e traditës intelektuale islame tërësore në një mënyrë që mbetet domethënëse për shumë muslimanë të preokupuar me çështjen e përgjithshme të raportit mes fesë e shkencës në kontekstin islam.

Libri përmban përkthime tekstesh madhore të shkencës islame, vlera e të cilave nuk ndryshon me shfaqjen ose zbulimin e teksteve dhe ideve shkencore të reja.

CHF19.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Za'ar, 100ml

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Alara, 100ml

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF29.90
Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF9.90
Valera krem për flokë me rozmarinë

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF9.90
Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF39.90
Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

CHF7.90
Maska me baltë VALERA me temjan
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF9.90
Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF9.90
Mjaltë Kudret Nari, 210gr

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF19.90
Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

CHF9.90
Das Fasten der segen des Ramadan

Das Fasten der segen des Ramadan

CHF9.90
Der Islam und der Westen - Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

Der Islam und der Westen – Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

CHF38.90
Mevludi

Mevludi

CHF4.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 07. März 2026 bis zum 20. März 2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 07 Mars 2026 deri më 20 Mars 2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen