Premtimi për durimtarët dhe nozulli i falënderuesve

Titulli: Premtimi për durimtarët dhe nozulli i falënderuesve
Titulli në origjinal: Idetu sabirin ve dhahiretu shakirin
Titulli në gjuhën boshnjake: Knjiga uputa strpljive i zahvalne
Autorë: Ibën Kajjim el-Xhevzije
Përkthyes: Muhamed Bajrami, Behxhet Jashari
Lekturoi: E. Bakollari
Parathënia, redaktura e tekstit në gjuhën arabe dhe komenti: Muhamed Othman el-Hasht
Vlerësimi i haditheve: Selim Hilali
Redaktura dhe recensimi: Talha Kurtishi
Përgaditja kompjuterike: Muhamed Bajrami

Imam Ibën Kajjimi në parathënien e librit tregon per shkaqet per të cilat e ka shkruar këtë libër, si dhe kapitujt që i ka përpunuar: “Pasi imani ndahet ne dy pjesë – durim dhe falënderim, atëherë ai që e këshillon veten e tij dhe dëshiron shpëtim dhe lumturi per vete nuk mund t’i lërë pasdore këto dy pikënisje të rëndësishme dhe nuk mund të devijojë nga këto dy rrugë të drejta. Rrugën e tij drejt Allahut duhet ta përkufizojë ne këto (rrugë).

Kështu, ne ditën e takimit me Të të renditet ne njërën nga grupet më të mira. Kështu është shkruar edhe ky libër per të treguar nevoja e madhe dhe domosdoshmëria e këtyre rrugëve dhe per të treguar se lumturia e kësaj dhe botës tjetër varet prej tyre.

Në këtë mënyrë ai ka rezultuar ne një përmbledhje të gjërave të dobishme, doracak per të cilin duhet mbajtur fort, i cili nuk duhet lëshuar nga duart, që është argëtues dhe këndellës per lexuesin, ngushëllim per të dëshpëruarit, motivacion per të pasuksesshmit dhe inkurajim per të vyeshmit. Në të mund të gjenden shqyrtime të bukura nga komentimet e Kur’anit, hadithe të Pejgamberit, pagja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, të cituara sipas burimeve, thënie të muslimanëve të parësi dhe shqyrtime të rëndësishme nga fikhu të mbështetura me argumente. Këtë pa dyshim do ta vërejë cilido që e lexon këtë libër me kujdes dhe i përqendruar.

Libri i shtjellon pjesët përbërëse të durimit, mënyrat dhe llojet e falënderimit. Theks i veçantë u është dhënë cilësive të pasanikut falënderues dhe të varfërve durimtarë, veçoritë e dynjasë dhe gjërat me të cilat Allahu e ka krahasuar këtë botë, Pejgamberi i Tij dhe të parët tanë të ndershëm dhe si realizohet kjo ne realitet. Në libër janë numëruar gjërat pozitive dhe negative të kësaj bote, çfarë të afron tek Allahu dhe çfarë të largon prej Tij, çfarë të bën të lumtur dhe çfarë fatkeq … si dhe shumë gjëra të tjera që vështirë mund të gjenden nëpër libra të tjerë.”

Leximi me kujdes i këtij libri do të na pasurojë me këto njohuri:

  1. Ky libër, siç thotë Ibën Kajjimi, “është i dobishëm per sunduesit dhe mbretërit, per të pasurit dhe të varfrit, sufitë dhe juristët. Ai nga ngadalësimi nxit në aksion, është mik i atij që e kerkon rrugen e drejtë dhe i udhëzon ata që e synojnë suksesin”;
  2. Libri është shtruar ne mënyrë logjike, renditur dhe paramenduar;
  3. E zbukuron lehtësia e shprehjeve, harmonia dhe bukuria e stilit. Kështu, lexuesi nuk mund të gjejë mendim të paqartë dhe çrregullt që nuk është pjekur tek autori para se të jetë thënë. Nuk mund të gjendet edhe shprehje që i ka dalë përpara apo fjalë që ka humbur andej-këtej. Stilin e Ibën Kajjimit më se miri do ta krahasojmë me argjendarin: ai e zbukuron ne de- taje dhe me kujdes punën e tij, derisa ta përpunojë bukuroshen e mrekullueshme, plot shkëlqim dhe vezullim.

 

CHF31.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Fuqia e vetëkontrollit

Fuqia e vetëkontrollit

CHF9.90
Kjo fe

Kjo fe

CHF6.90
Mbretërit e Botës Tjetër

Mbretërit e Botës Tjetër

CHF15.90
Shkolla e martesës së lumtur

Shkolla e martesës së lumtur

CHF24.90
Njihe veten

Njihe veten

CHF8.90
Shtatë personat nën hijën e Allahut, komentimi i hadithit

Shtatë personat nën hijën e Allahut, komentimi i hadithit

CHF6.50
Një ditë me Profetin sal-lallahu alejhi ve sel-lem

Një ditë me Profetin sal-lallahu alejhi ve sel-lem

CHF8.90
Zgjohu - një mesazh motivues për gruan muslimane

Zgjohu – një mesazh motivues për gruan muslimane

CHF14.90
Fetvatë e të Derguarit alejhi selam

Fetvatë e të Derguarit alejhi selam

CHF21.90
Tregime për fëmijë

Tregime për fëmijë

CHF24.90
Lepuroshi guximtar, nga seriali Tregimet e mirësjelljes
Nuk ka stok

Lepuroshi guximtar, nga seriali Tregimet e mirësjelljes

CHF4.90
Ndikimi i besimit në sjelljen e muslimanit

Ndikimi i besimit në sjelljen e muslimanit

CHF22.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 05.09.2026 bis zum 20.09.2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 05.09.2026 deri më 20.09.2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen