Mos u hidhëro

Titulli: Mos u hidhëro
Autor: Aid el – Karni
Përktheu dhe përshtati: Omer Zaimi
Për botuesin: Bekir Halimi
Redaktoi: Bedri Lika
Lektura gjuhësore: Roald A. Hysa
Botues: Shtepia botuese “NuN”

Ky është libri im Mos u hidhëro, i cili vjen në një kohë kur hidhërimi është përhapur shumë, janë shtuar mospajtimet, është rritur tregu i problemeve dhe mediat transmetojnë lajme tronditëse, të cilat i ngushtojnë gjokset, ti stresojnë nervat dhe e hutojnë madje edhe më të qetin prej njerëzve. Prandaj e sheh, se hidhërimi reflektohet në fytyrat e njerëzve, vizatohet në ballin e tyre dhe shkruhet në buzët e tyre. Kjo gjendje ua bën me dije njerëzve të urtë, se e kanë detyrë ti përkujtojnë njerëzit dhe tua tërheqin vërejtjen atyre nga pasojat e hidhërimit, i cili sjell me vete pendim dhe fatkeqësi të ndryshme. Me këtë ne praktikojmë fjalën e të Dërguarit të Allahut, me të cilën ai ka këshilluar njërin prej shokëve të tij: Mos u hidhëro. Këtë ai e përsëriti tri herë.

Libri im Mos u hidhëro vjen pas librit tim Mos u trishto. Mos u trishto është shërim për brengat, ndërsa Mos u hidhëro është shërim për helmet. Mos u trishto nga brengat dhe mos u hidhëro nga problemet. Mos u trishto nga ajo që ka kaluar dhe mos u hidhëro për atë që të ka goditur. Mos u trishto, që ti të mos e kundërshtosh caktimin dhe mos u hidhëro, që të mos e cenosh durimin. Ilaçi i të trishtuarit dhe të dëshpëruarit është dituria dhe ilaçi i të hidhëruarit është butësia. I dëshpëruari është i sëmurë dhe i tronditur, ndërsa i hidhëruari është kryengritës dhe hakmarrës. Fjalët e mia në librin Mos u hidhëro nuk janë të huazu ara apo të përsëritura nga libri Mos u trishto: As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditen po secili noton në një galaktikë. Jam munduar që në librin Mos u hidhëro të të dhuroj ty domethënie të rëndësishme, përvoja të sakta dhe mendime të pjekura, në lidhje me fatkeqësinë e madhe, krizën e rëndë dhe sëmundjen me pasoja të mëdha hidhë rimin. Prandaj, o vëlla musliman dhe ti oj motër muslimane: Mos u hidhëroni. Mposhtja e hidhë rimit është një arritje e madhe për njeriun, është një moral i ndershëm profetik dhe është një metodologji e pjekur për të bërë një jetë fisnike.

Në këtë libër të thërras ta vizitosh këtë mexhlis diturie dhe njohje, këtu mund të marrësh prej frutave të këndshme dhe luleve të bukura. Këtu ke ajete fisnike nga Kurani Famëlartë, hadithe të sakta profetike, tregime prekëse, histori mbresëlënëse, poezi të bukura dhe urtësi të shumta. Prandaj ulu pak në kopshtin e kënaqësive shpirtërore dhe mendore: Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi. I thashë vetes sime: Sikur ti praktikoja udhëzimet e librit Mos u trishto dhe librit Mos u hidhëro do të bëja një jetë të lumtur, i qetë në shpirt, me mendje të qetësuar, me ndërgjegje të pastër, me shpërblime të mëdha, me trup të shëndoshë dhe i mbrojtur nga pasojat e këqija. Allahu ynë! Largoje nga ne dëshpërimin, largoje nga ne hidhë rimin, zbrit mbi ne qetësi nga ana Jote, një siguri prej Teje, një mëshirë me të cilën do të na ngjallësh zemrat tona, një pjekuri me të cilën do të na përmirësosh çështjet tona, një bindje me të cilën do të na i largosh vesveset dhe cytjet tona, dhe një njohuri me të cilën do të na e largosh injorancën tonë. Na drejto tek rrugët e shpëtimit dhe na nxirr nga errësira në dritë.

CHF16.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Za'ar, 100ml

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Alara, 100ml

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF29.90
Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF9.90
Valera krem për flokë me rozmarinë

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF9.90
Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF39.90
Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

CHF7.90
Maska me baltë VALERA me temjan
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF9.90
Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF9.90
Mjaltë Kudret Nari, 210gr

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF19.90
Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

CHF9.90
Das Fasten der segen des Ramadan

Das Fasten der segen des Ramadan

CHF9.90
Der Islam und der Westen - Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

Der Islam und der Westen – Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

CHF38.90
Mevludi

Mevludi

CHF4.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 07. März 2026 bis zum 20. März 2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 07 Mars 2026 deri më 20 Mars 2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen